73 vjeçe dhe plot klas, ja kush është inxhinierja që po ‘sfidon’ me elegancë të gjitha blogger-et e modës

3 Dhjetor 2021, 15:24| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 16:07

  • Share

Në emisionin ‘Rreze Dielli’ sot ishte një e ftuar e veçantë, znj. Eliana Mitro. Inxhinierja 70-vjecare e cila I ka mahnitur të gjithë me stilin e saj të veçantë.

Edhe pse në moshën e tretë ajo di të vishet plot stil dhe të tërheq plot ndjekës në rrjetet sociale. Me profesion inxhiniere ndërtimi, Eliana ka qenë gjithmonë shumë e apasionuar pas të bukurës dhe nuk ka nguruar kurrë që ta shfaq atë.

“Për mua nuk ka qenë dhe aq e vështirë sepse është nsiur jo për të qenë blogere absolutisht, kam hedhur foto në përditshmërinë time. Kjo ka qenë veshja ime e përditshme gjithmonë. Më ka ndodhur shpesh herë që kam takuar njerëz në rrugë duke shkuar në punë dhe më kanë thënë po shkon për vizitë? në kanë pyetur. Sepse kurimi I veshjes sime në detaje është I lindur nuk mund të dalë ndryshe. Kjo me siguri është në gen sepse këtë veti nuk e kam vetëm unë, por edhe dy motrat e mija” tha ajo.

Znj. Eliana ishte e ftuar në studio bashkë me bashkëshortin e saj regjisorin e njohur Kristaq Mitro, të cilët u ndalën në një bisedë të gjatë edhe për martesën e tyre mbi 55-vjeçare dhe dashurinë e artë që vazhdon t'i mbajë sëbashku pas kaq shumë vitesh. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?