Fëmijë, gra edhe të moshuar çamë kanë qenë viktima të masakrës, që u bë para 75 vitesh. Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është çelur ekspozita me fotografi për të përkujtuar këtë ditë, që mbi popullsinë çame, do të vriteshin rreth 25 për qind e popullsisë, pleq, gra edhe fëmijë. ky spastrim etnik edhe sot konsiderohet si një ndër më barbarët, në historinë e njerëzimit. Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ndër të tjera u shpreh se
“Edhe pse kanë kaluar 75 vjet ne shqiptarët e Çamërisë duhet të jemi krenarë, sepse nuk ka popull të vogël apo popull të madh, janë zhdukur kombe që kanë bërë histori për miliona vjet, por është i destinuar të zhduket ai komb ai komunitet që nuk lufton për të drejtat e veta. Ndërsa, rasti i shqiptarëve të Çamërisë është rasti i tillë që ne jo vetëm që do të luftojmë, por ne nuk luftojmë për prona, ne luftojmë dhe do të punojmë çdo ditë që të kthehemi në shtëpitë tona në Çamëri”, shprehet kreu i PDIU-s ë, Shpëtim Idrizi.
Më tej Idrizi vijon duke shtuar, se besimi që një ditë çdo gjë do të kthehet në vend, nuk do të shuhet asnjëherë
“Me një ndjeshmëri shumë të lart të mijëra shqiptarëve të Çamërisë që kanë pasur atje familjarë, xhaxhallarë, rrënjët e tij s’mund t’i harrojnë dot. Ne nuk do të rreshtim kurrë së thëni që Çamëria s’do ti harroj kurrë edhe miqtë edhe armiqtë dhe zoti do ta çojë të drejtën në vend”, shprehet kreu i PDIU-s ë, Shpëtim Idrizi.
Pas spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në vitin 1944 në krahinën e Çamërisë u dëbuan 30.000 shqiptarë myslimanë, të cilët jetojnë sot në Republikën e Shqipërisë .