Drejt Punës

75-vjetori i zjarrfikëses, sheshi kthehet në skenë demonstrimi! Muçaj me 31 vite karrierë: Ngjarja më e rëndë, humbja e Arjan Salajt

9 Dhjetor 2021, 16:00| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 16:15

  • Share

52-vjeçari Kujdesi Muçaj numëron me qindra raste kur është futur mes flakëve, por në mendjen e tij ka mbetur zjarri te Casa Italia ku humbi jetën punëtori Arjan Salaj.

"Ne bëmë të pamundurën që të shpëtonim një njeri që donte të shpëtonte të tjerët. U ndjemë shumë të prekur kur mësuam pas operacionit dhe pamë në kamera që ky kishte hyrë për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Kushtet ishin në disfavorin tonë."-thotë Muçaj.

Në 75 vjetorin e krijimit të Shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, Kujdesi Muçaj kujton vështurësitë e punës së përditshme.

“Unë kam 31 vjet që shërbej në shërbimin zjarrfikës së Tiranës, vështirësitë në shërbim janë shumë të mëdha. Për të shërbyer patjetër duhet të kesh dhe përgatitje të lartë. Përveç përgatitjes fizike duhet të kesh edhe përgatitje mendore”, thotë zjarrfikësi Muçaj.

Zjarrfikësi ka një mesazh për të rinjtë.

"Të jenë pasionant, idenë për t’i shërbyer komunitetit”, përfundon Kujdesi Muçaj.

Përmes një demostrimi në sheshin Nënë Tereza zjarrfikësit e Tiranës sollën një skenë nga përditshmëria e punës së tyre. Drejtor i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj shprehet se kryeqytetit po i shtohet edhe një stacion i ri zjarrfikës në zonën e kinostudios.

“Qytetit të Tiranës po i shtohet edhe një stacion i ri zjarrfikës në zonën e Kinostudios, punimet janë drejt përfundimit. Ky stacion akseson fare mirë edhe unazën ekzistuese dhe unazën e re që po ndërtohet. Jemi në fillim të ndërtimit të stacionit të ri në zonën e Qytetit Studenti”, deklaron Goxhaj.

Përgjatë vitit 2020 janë janë ndërmarrë 9601 aksione ndërhyrjesh nga shërbimi zjarrfikës, ndër to 6696 në raste zjarresh, pjesa tjetër për shpëtim të jetës së njeriut, apo pronës. 75-vjetori u kremtua edhe në nga zjarrfikësit e Vlorës, ceremonia e së cilës nisi me një paradë të mjeteve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?