7-vjeçari Kolton Ndoj

7-vjeçari shqiptar mahnit italianët me gjestin e tij, dhuron kursimet në Kryqin e Kuq për fëmijët në nevojë

4 Janar 2022, 13:39| Përditesimi: 4 Janar 2022, 13:45

  • Share

Një vogëlush shqiptar në Itali është kthyer në një person shumë të dashur! Kolton Ndoj vetëm 7 vjeç, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, në derrkucin e vogël, Krqyqit të Kuq në Itali.

Prej disa kohësh, Kolton i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët me më pak fat se ai, që edhe ata për festat të kishin lodra. Dhe pse është vetëm 7-vjeç, ai nuk donte që qëllimi i tij të mbetej vetëm me fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit, por kursimet që kishte mbledhur ia dhuroi Kryqit të Kuq.

Kolton Ndoj në prill mbush shtatë vjeç dhe ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka mjaft të qarta idetë. Mediat shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.

Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën, kur në prag të Krishtlindjeve panë të mbërrinte djalin e vogël, i cili u ofroi derrkucin e tij në formën e një derri dhe një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, ata vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, të cilët i dhanë kualifikimin si vullnetar nderi.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?