'8 dhjetori i dytë nga Meta'/ Basha: Dialog i tij me shqiptarët, unë kam 'Rrugëtimin për Shqipërinë'

24 Nëntor 2019, 17:25| Përditesimi: 24 Nëntor 2019, 18:18

  • Share

1574615679_Screenshot4.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se e mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për marshimin popullor më 8 dhjetor, por la të nënkuptuar se ai nuk do t'i bashkohet duke thënë se ky është një dialog i kreut të shtetit me qytetarët, e ndërsa ai do të vijojë "Rrugëtimin e tij për Shqipërinë".

"Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë 'Rrugëtimin për Shqipërinë' prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është Presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve dhe prandaj i kam paraprirë këtij procesi", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?