Ilir Meta, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu

8 dosjet penale që fshihen pas protestës së PD-së para SPAK-ut, tubimi test frike për fatin e Berishës, dhëndrit, Ilir Metës dhe Fatmir Mediut 

12 Tetor 2022, 20:59| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 21:09

  • Share

TIRANË- Përfaqësues të PD-së së Sali Berishën organizuan sot një protestë para SPAK-ut, duke kërkuar të arrestohen përgjegjësit politikë që urdhëruan shembjen e godinës së teatrit dy vite më parë. Protesta u paralajmërua nga Rithemelimi. ‘Kauza’ e protestës konsiston në vullnetin e një shumice qeverisëse për të prishur një godinë dhe për të ndërtuar një të re për të njëjtin funksion. Në këtë kuadër, protesta e sotme vetëm për çështjen e Teatrit nuk mund të ketë lidhje. Protesta e Rithemelimit para SPAK-ut vjen në një kohë kur prokurorët e SPAK duhet të vendosin për fatin e 8 dosjeve korrupsioni, krimi, pastrimi parash, shpërdorimi detyre, fshehje pasurie dhe përdorimi të pushtetit për pasurimin e familjeve. 

Të kallëzuar për 8 dosjet penale janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu etj. SPAK është në fazën e fundit të hetimit të çështjes së privatizimit të ish Klubit Sportiv Partizani nga pushteti i Sali Berishë, me përfitues familjarët e tij, konkretisht dhëndri Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar pretendent i 144 m2 tokë, sot është pronar me rreth 40 % i 19 kullave mbi pronën publike të privatizuar. 

Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numë 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim. SPAK do të duhet të vendosë ose të pushojë çështjen ose të ngrejë akuzë mbi protagonistët dhe përfituesit e aferës. 

SPAK ka marrë të pandehur edhe ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për aferën korruptive të Gërdecit, me pasoja 27 viktima, 300 të plagosur dhe qindra banesa dhe biznese të rrafshuara. Për 13 vite me radhë, Fatmir Mediu i shpëtoi gjykimit me manovra procedurale dhe nga mosveprimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa Sali dhe Shkëlzen Berisha, të implikuar ‘kokë e këmbë’, nuk janë hetuar kurrë deri më sot. SPAK po pret të marrë në pyetje 
Efraim Diverolin, trafikantit të armëve nga Kalifornia, për të çuar më pas Fatmir Mediun në gjykatë. 

Në duart e SPAK janë edhe 6 dosje penale për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me prova dhe fakte flagrante. SPAK ka regjistruar katër procedime penale. I pari konsiston në çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD para të padeklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri. SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për pastrim parash dhe fshehjen e pronësisë së godinës së LSI-së, në bazë të një tjetër kallëzimi të Halit Valterit. Është regjistruar një tjetër procedim për shërbime estetike në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të padeklaruara, në bazën e një kallëzimi penal të referuar nga avokati Idajet Beqiri. 

Për llogari të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penale për çështjen e përfitimit të kunatit të Metës, Drini Kryemadhi, të 350 mijë USD nga koncesionari i SGS, i favorizuar nga Ministria e Transporteve kur kontrollohej nga LSI-ja e Metës. Në SPAK po hetohet edhe çështje CEZ-DIA, ku është implikuar Ilir Meta. Ditët e fundit, kundërt Ilir Metës është depozituar një tjetër kallëzim penal në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për vjedhjen e thesarit të shtetit. Me kthimin e letërporosive nga SHBA, SPAK do të vendosë për dosjen e lobimit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 13/10/2022 17:39

    Po keta jane shkatrimtaret e shqiperise e kusaret e kriminelat e vendit qe vrane e prene e drejtesia pret o gjykates o prekuror o mjeran po i fusni ne burg apo skeni fakte se per popullin qe rasni pa fakte apo ska gje turp tu vi te gjithve qe u veni nga pas ketyre .Bravo europes e amerkes vetem ata po e bene me dhune se ashtu e do ky popull

    Përgjigju
  • REXHEP HAJDAR AGA Leka [ kepi ]: 13/10/2022 12:50

    Kta të 3 duhet prej kohësh të ishin në burg. Po kta jo vetëm sjan në burg po paguhen nga taksat e këti populli të varfër. E kta vazhdojn e lefin pa pushim hum hum hum që të han një top të madh tum.

    Përgjigju
  • karadakliu: 13/10/2022 09:46

    Keta ende enderrojne...!Sikur jane ne pushtet,numrojne "gafet" e atyre qe nuk gabojne kurre ndaj popullit dhe shtetit shqiptare,si kishin gabuar e mendojne te rikthejne kaosin gabimeve dhe krimeve ne Shqiperi dhe edhe njehere me dore te vete,ti varfrojne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?