Programacion

E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar
E Diel
30
Janar
E Hënë
31
Janar
E Martë
1
Shkurt
Politikë

8 janari protestë paqësore, kamerat e katit të parë të hapura? PD hedh poshtë me video deklaratat e mbështetësve të 8 janarit: Berisha urdhëruesi i dhunës

14 Janar, 10:32| Përditesimi: 14 Janar, 16:24

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar fushatën e saj duke denoncuar dhunën që u përdor në protestën e 8 janarit, pavarësisht pretendimeve të Sali Berishës dhe Flamur Nokës që e quajnë një protestë paqësore. 

Përballë pamjeve, PD ka nxjerrë edhe deklaratat kontradiktore që dhanë një ditë më parë pas daljës nga Prokuroria deputeti Flamur Noka dhe ish kryeministri Sali Berisha. Teksa ë video jepen momente të protestuesve teksa shqyejnë derën e selisë, thyejnë xhamat, PD-ja thotë se e gjitha kjo vjen si pasojë e hallit të madh që e ka zënë Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja.

"Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. 

Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik!  Ne kemi zgjedhur të ardhmen", shkruan PD-ja.

Pas daljes nga Prokuroria, Berisha deklaroi dje se kishte informuar hetuesit mbi atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës,teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme. Ish-kryeministri nuk specifikoi datë për protestën e radhës, por ndërkohë deklaroi rikthimin e takimeve me qytetarët që do të nisin të dielën nga Shkodra.  Po ashtu dje dha dëshminë e tij në Prokurori edhe Flamur Noka, i cili tha për mediat se u mor në pyetje me urdhër të 'pengmarrësit të PD-së'.

 

Ora 16:16
'Kamerat e katit të parë kanë qenë të hapura', PD nxjerr videon që hedh poshtë deklaratën e Vokshit: Partnerët e Berishës po shpërndajnë gënjeshtra

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video që hedh poshtë deklaratën e Albana Vokshit, që tha se kamerat e katiti të parë të selisë kanë qenë të hapura dhe kanë regjistruar. Në videon që publikon PD, duken teksa protestuesit kanë bllokuar kamerat me flamuj apo dhe kur i kanë ngjyrosur.

"Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu "non grata" për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe", shkruan PD.

 

Ora 11:43
VIDEO/ Protesta e 8 janarit, PD: Imazhet e dhunës së Berishës 'pushtuan' mediat në të gjithë botën

PD vijon t'i kundërpërgjigjet deklaratave të Sali Berishës se protesta e 8 janarit ishte paqësore, teksa zëdhënësja Ina Zhupa ka publikuar sot një video ku tregon se si 'pushtimi' i selisë blu u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare.

"8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë", shkruan Ina Zhupa.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KODOSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/01/2022 17:35

    Albana Vokshi gruaja me fytyr burri të shëmtuar. Kjo është : kryehajdute, gënjeshtare e pa skrupullt. Si ka mundësi që ka njerëz e i besoin ksaj lloi femre. E kjo lloi njeriu vazhdon militon nē politikën Shqiptare që qelbet era mut. Mjer ky komb me kshu lloi monstrash.

    Përgjigju
    • Lom leka myslym peza goni cimi lomi bomi: 14/01/2022 22:38

      Booo ca surrat i poshter ka qen edhe vazhdon te jete , nje ndyrsire femer si kjo ne planet nuk e gjeni , zhulse

  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë: