Foto nga koncerti

VIP & Spektakël

8 persona humbën jetën gjatë koncertit, paditen Travis Scott dhe Drake, dy pjesëmarrësit e lënduar kërkojnë nga 1 milionë dollarë dëmshpërblim

8 Nëntor 2021, 19:06| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 19:11

  • Share

TEKSAS- Travis Scott dhe Drake do të përballen me ligjin pas një padie që kanë ngritur dy nga pjesëmarrësit që mbetën të plagosur dy ditë më parë gjatë koncertit tragjik të dy këngëtarëve në Teksas, ku u shënuan 8 viktima dhe rreth 300 të plagosur.

Kristian Paredes, 23-vjeç, akuzon dy këngëtarët se kanë nxitur turmën duke shkaktuar kështu trazira dhe dhunë. Paredes pretendon se klubi ku po zhvillohej koncerti 'Live Nation', nuk arriti të ofrojë shërbimet e duhura mjekësore dhe ato të sigurisë. Ai kërkon nga padia 1 milionë dollarë dëmshpërblim.

"Shumë iu kërkuan rojeve të sigurisë nga 'Live Nation Entertainment' ndihmë, por u injoruan," thotë ai.

Ndërkohë, një tjetër padi është ngritur nga një tjetër pjesëmarrës, Manuel Souza i cili kërkon gjithashtu 1 milionë dollarë dëmshpërblim. Souza ka paditur Travis Scott, klubin 'Live Nation' dhe promovuesin e koncerteve 'Scoremore'. Souza thotë se ka pësuar dëmtime trupore në momentin kur turma e rrëzoi në tokë atë dhe e shkeli me këmbë.

Në një deklaratë pas ngjarjes tragjike, Scott tha se po punonte për të ndihmuar familjet e viktimave, ku më i riu prej tyre ishte vetëm 14 vjeç, por dy këngëtarët nuk kanë komentuar mbi padinë. As përfaqësues të 'Live Nation' nuk kanë komentuar mbi padinë, por kanë bërë me dije se po bashkëpunojnë me autoritete lokale për t'iu vënë atyre në dispozicion çdo informacion për hetimet.

Avokati amerikan Ben Crump njoftoi të dielën se ai po përfaqësonte në Gjykatë edhe qytetarë të tjerë që u plagosën gjatë koncertit.

"Ne do të ndjekim drejtësinë për të gjithë klientët tanë që u dëmtuan në këtë ngjarje tragjike dhe të parandalueshme," tha Crump.

Nuk është hera e parë që Scott përballet me veprime ligjore për një koncert. Në vitin 2018, ai u deklarua fajtor për një akuzë për trazira pasi u akuzua për nxitjen e njerëzve që të nxitonin në skenë gajtë një koncert në shtetin amerikan të Arkansas. Sipas një gazete lokale, ai gjithashtu pagoi gati 7.000 dollarë për dy persona që e paditën pasi u plagosën gjatë koncertit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?