80 vite nga pushtimi italian, studiuesi: Ahmet Zogu, politikan i kompromiseve dhe jo i rezistencës

9 Prill 2019, 16:33| Përditesimi: 9 Prill 2019, 21:44

  • Share

Para 80 vitesh, në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Trupat italiane, rreth 40 mijë veta të armatosur nën drejtimin e Alfredo Guzzonit, shënuan aktin e sulmit ushtarak kundër Shqipërisë. Luftimet e para u regjistruan në Durrës,e më pas në  Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë. Në përkujtim të 80-vjetorit të rënies së dëshmorëve gjatë qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar aktiviteti “80 vite nga pushtimi italian”. Për përkujtimin e luftërave heroike në mbrojtje të atdheut nga pushtimi italianëve fashist  ishin të pranishëm ,historiani dhe studiuesi Moikom Zeqo, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, familjarë të Mujo Ulqinakut dhe gjimnazistë të “Petro Ninit Lularasit”.

 “Jemi këtu për të përkujtuar 80-vjetorin e agresionit të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë. Është shkruar shumë për këtë... Ndonjëherë duket se disa ngjarje, që ndodhin krijojnë edhe sjellin një hapësirë tjetër të mendimit dhe diskutimit sa i përket trajtimit të tyre të vendit apo të kombit. Jemi në Pavijonin e Luftës Antifashiste, ku kjo periudhë është pasqyruar... Antifashizmi është një nga vlerat e Evropës së sotme”, tha ndër të tjera Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. 

Ndërsa, historiani Moikom Zeqo e konsideroi datën 7 prill një datë të rëndësishme në histori, e cila duhet që të ishte përkujtuar nga të gjithë funksionarët e lartë shqiptarë

“Sot është data 9 prill, në datën 7 prill duhet që të ishte bërë një manifestim shtetëror për mendimin tim, me në krye presidentin, kryeministrin dhe krerët e partive, për të përkujtuar 80-vjetorin e heroizmit të një figure të tillë, si Mujo Ulqinaku edhe shokëve të tij. Përse se bëjnë këtë? Përse për këtë 80-vjetor bëhet ky përkujtim në muze, ndërkohë që duhet që të ishte masiv”.

Më tej Zeqo shtoi edhe se fashizmi sot, ku zgjedhjet e majit do të bëhen për një Evropë të bashkuar është një rrezik i forcave të djathtë.

“Nëse forcat e djathta fitojnë mund të ndryshojnë shumë gjëra në Europën e bashkuar. Antifashizmi shqiptar ka ndikuar në çlirimin e një pjesë të kombit shqiptar, siç është Kosova. Antifashizmi është një shpikje e  shekullit XX të Luftës së Dytë Botërore. Lufta e parë botërore nuk ka antifashizëm, nuk ekziston. Krijimi i kësaj kulture ishte që shtetet kundërshtare ideologjike duhet që të ngriheshin edhe të krijonin një aleancë, që nuk ka shembull në 20 shekuj. Kjo alenacë duhet që t’i kundërvihej boshtit të famshëm fashist, në mënyrë të veçantë nazizmit gjerman. Historia e fashizmit italian me nazizmin gjerman ka kontradiktat e veta, por gjithsesi edhe Musolini edhe nazistët e filluan pushtimin e Europës me Luftën e Spanjës”, thotë më tej Zeqo.

Ndërsa, kujton edhe datën 1 qershor, ku trupat italiane kthehen nga Spanja edhe në panik të madh në shumë pak kohë vendosin që në 7 prill të sulmonin Shqipërinë.

“Procesi i pushtimit të Shqipërisë ishte logjik, sepse fashizmi italian kishte ndërmend që të bënte luftën italo-greko. Ne nxorëm një figurë kundër luftës italo-greke, siç ishte Mujo Ulqinaku. Pushtimi i Shqipërisë është një nga ngjarjet më të diskutuara të shekullit XX. Kishte kontradikta, nëse do të bëhej ose jo. Pushtimi u bë si një ultimatum ndaj Zogut, për borxhet që kishte, Zogu është një politikan i kompromiseve edhe jo i rezistencës. Nuk rezistoi as në luftën e Vlorës në 1920”, thotë Zeqo.

Gjatë aktivitetit gjimnazistët recituan disa poezi, që kanë në qendër kontributin që kanë dhënë shqiptarët për mbrojtjen e atdheut. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?