Historia e pluralizmit shqiptar nuk ka njohur një lëvizje të ngjashme politike, e cila të reflektojë dhe të bazohet në një numër ka të madh dhe të larmishëm gënjeshtrash, si aksioni politik i Sali Berishës, për të rimarrë Partinë Demokratike, përmes largimit të ‘birit të tij politik’ Lulzim Bashës, të cilin tashmë akuzon për dorëzim të sovranitetit tek amerikanët, komplot politik prapa krahëve kundër tij dhe Familjes së tij, për bashkëpunim me Edi Ramën dhe Soros, për tradhti, pabesi, për 5 humbje, shkelje statuti etj.
Aksioni i Berishës për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD-së dhe zëvendësimit të tij me një të besuar të Familjes, bazohet në një seri gënjeshtrash sa banale aq edhe fyese për njerëzit me kujtesë normale.
Gënjeshtrat e para kanë nisur të hidhen në publik nga Sali Berisha që pas datës 19 maj 2021, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën bashkë me Familjen në listën e zezë si i korruptuar, shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë. Ato stërhollohen, përpunohen dhe plotësohen dhe sajesa tjera para publikut.
Blloku i dytë i gënjeshtrave u hodh në publik nga Sali Berisha menjëherë pasi Lulzim Basha vendosi ta dëbonte nga grupit parlamentar i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia, në zbatim të një kërkesa ultimative të amerikanëve. Më poshtë po rendisim 9 gënjeshtrat kryesore të Sali Berishës, me të cilat po kamuflon aksionin e tij, për të rimarrë nën kontrollon Partinë Demokratike, duke e përdorur si mburojë për vete dhe Familjen e tij, përballë veprimit të mundshëm të drejtësisë së re.
1. Shpallja non grata vepër e Soros
“Meqenëse unë kërkova të shpallej ‘non grata’ në vitin 1991, ai ma ktheu në vitin 2021 me ‘non grata’ në SHBA”. Kështu u shpreh Sali Berisha në takimin e fundit në Vlorë. George Soros është alibia kryesore dhe armiku imagjinar i Sali Berishës për të relativizuar dhe mjegulluar ndëshkimin amerikan, me qëllim për të mos lëshuar PD-në.
Po si është e vërteta?
Sali Berisha jo vetëm që nuk kanë kërkuar kurrë gjatë jetës së tij shpalljen e Soros non grata në ’91, por në 25 janar të 2008, Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai kishte raporte të ngushta me Soros deri në vitin 2013, kur u rrëzua nga pushteti.
Në tryezat e organizuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për reformën në drejtësi, në vitet 2014-2015, kanë marrë pjesë përfaqësues të PD, ku spikaste Oerd Bylykbashi, i besuar i Berishës. Në fund të vitit 2014, Lulzim Basha ka zhvillonte një takim me George Soros, në selinë e PD-së, ku i pranishëm ka qenë edhe Henri Çili.
Të gjithë këto fakte konfirmojnë afërsinë e Soros me PD-në, Berishën dhe Bashën. Soros u sajua fillimisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha si komplotist imagjinar për të sulmuar reformën në drejtësi. Që nga 19 maji 2020, Berisha i ka atribuuar Sorosit edhe ndëshkimin e tij nga SHBA.
2. Më shpallën non grata pasi kundërshtova ndarjen e Kosovës
Është një nga gënjeshtrat kryesore dhe më të lakuara nga Sali Berisha. E vërteta është se Sali Berisha, për interesa të pushtetit të tij, është pozicionuar kundër Kosovës, çlirimit dhe pavarësisë së saj, në momentet vendimtare historike.
Me 12 Shtator 1995, Berisha si president u takua me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Bill Clinton. Nga deklasifikimi i dokumenteve, rezulton se Berisha nuk i ka kërkuar Kliton pavarësi për Kosovën, por autonomi, siç edhe donte Serbia.
Në vijim, kur nisi lufta Berisha ka përndjekur dhe shpalli UÇK organizatë terroriste, marksiste dhe leniniste. Në vitet 1998-1999, ‘RD’-ja, organi zyrtar i Berishës, zhvilloi një fushatë akuzash nga më të paimagjinueshmet kundër UÇK. Nga ana tjetër, pozicioni i tij kundër Rambujesë që solli Kosovën të pavarur, është gjithashtu i njohur.
Sot pretendon se ka shpëtuar ai Kosovën nga ndarja dhe pikërisht nga SHBA, të cilat e çliruan Kosovën nga Millosheviçi dhe ushtria e tij, të cilën Berisha e kishte furnizuar me naftë duke thyer embargon e OKB. Nga ana tjetër, me çfarë logjike do të angazhohej Soros për t’u hakmarrë ndaj Berishës ‘si mbrojtës i Kosovës’, kur ideja për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte e John Boltonit, në atë kohë bashkëpunëtor Donald Trump, i cili i kishte shpallu luftë Soros!
3. Në dosjen e shpalljes non grata nuk ka prova
Është gënjeshtra bazë e Sali Berishës, të cilën po e përdor për t’ju kundërvu ndëshkimit amerikan, për qëndrimin në Parlament dhe së fundi për aksionin për rrëzimin e Lulzim Bashës. Gërdeci, ndonëse përfundoi me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur, është një histori e mirëfilltë korrupsioni, ku pushteti pasurohej me asetet publike, siç janë municionet, duke përdorur kompani maska dhe të gjithë aparatin shtetëror për të bërë letrat e aferës. Gërdeci menaxhohej në prapaskenë nga Shkëlzen Berisha. Për të realizuar këtë biznes me pasurinë publike, Sali Berisha vuri në rresht ministritë, titullarët e të cilave raportonin tek Shkëlzeni për ecurinë.
Në të njëjtën mënyrë, Sali Berisha si kryeministër ka operuar edhe me tjetërsimin e ish Klubit Partizani, në të cilin sot dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka ngritur 20 kulla, në të cilat është pronar 35-50 %.
Një grup biznesmenësh kontroversë sajonin pagesa me vlerë qindra mijëra euro për Argitën dhe Shkëlzenin. Më pas ata merrnin kontrata, licenca, leje dhe favore të tjera me firmën e Sali Berishës. Tre shembujt janë një ilustrim se dosja amerikane për shpalljen e non grata të Sali Berishës dhe Familjes së tij, jo vetëm që është e bazuar në prova, por përmban detaje përvëluese, siç edhe tashmë e konfirmon Lulzim Basha.
4. Ballkani i Hapur projekt i Soros, Ramës dhe Bashës kundër Kosovës
Në takimin e fundit në Vlorë, Sali Berisha e konsideroi ‘Ballkanin e Hapur’ një projekt të George Soros, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kundër Kosovës, në mbështetje të gënjeshtrës se Basha, Rama dhe Soros kanë komplotuar kundër tij, për shkak të pozicionit të tij gjoja në mbrojtje të Kosovës. E vërteta është se kur ishte në pushtet, Sali Berisha, përmes ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi pranoi në fshehtësi në një takim në Mal të Zi, propozimin për krijimin e Ballkanit Perëndimor Gjashtë, projekt që më vonë u konsiderua si Jugosllavia e re. Plani në fjalë parashikonte krijimin e një parlamentit të përbashkët me në qendër në Beograd, ku Serbia do të marrte një rolin që kishte në Federatën e Jugosllavisë. Projekti u hodh poshtë sapo socialistët erdhën në pushtet në 2013.
5. Vendimi i Bashës për përjashtimin nga partia është në kundërshtim me statutin
Edhe pse vendimi i Lulzim Bashës nën presionin e SHBA për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD dhe rrjedhimisht nga partia, është më shumë një akt politik se sa proces ligjor dhe procedural, Sali Berisha po e kundërshton vendimin nga pikëpamja ligjore, duke e shpallur si në kundërshtim me statutin e PD-së. Edhe në këtë rast, Berisha po tenton të manipulojë demokratët. Statuti i Partisë Demokratike, pika 5 e nenit 27, i jep fuqi Lulzim Bashës, që në raste urgjente, të pezullojë apo përjashtojë nga partia çdo anëtar të saj, pa mbledhur strukturat e PD-së.
6. Ndryshimi i qëndrimit për 5 humbjet e PD-së me në krye Bashës
Deri pasditen e 9 shtatorit 2021, kur Lulzim Basha vendosi ta largonte nga partia, për Sali Berishën, të gjitha proceset zgjedhore pas vitit 2013, të humbura nga PD, ishin të manipuluara dhe të deformuara nga përdorimi sipas tij i bandave, parave të pista, nga abuzimi me pushtetin etj. Pas pasdites së 9 shtatorit, sipas Sali Berishës, zgjedhjet nuk ishin të manipuluara, por ishin humbur nga Lulzim Basha, për shkak se nuk ishte lider. “PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë. Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte”, ka pohuar Berisha. Më këtë ndryshim qëndrimi, Berisha konfirmoi se teza e manipulimit të zgjedhjeve e fryrë deri më 9 shtator 2021, ka qenë një gënjeshtër e koordinuar mes tij dhe Bashës për ruajtur pozitat në krye të partisë. Zgjedhjet në të vërtetë janë humbur nga PD-ja për shkak të paaftësisë së lidershipit dhe prezencës së Berishës, por këto humbje janë mbuluar nga Berisha deri në momentin kur Basha ishte i besuar i familjes së tij.
7. Basha lider i thyer, ekzekutoi politikisht bashkëpunëtorët e mi
Lulzim Basha mund të jetë një lider i thyer, por jo për arsyet që pretendon Sali Berisha. Ky i fundit e akuzon Bashës se në zgjedhjet e 2017, ka ‘ekzekutuar politikisht’ bashkëpunëtorët e tij, duke iu përjashtuar nga lista. “E ka thyer veten. Si e theu veten? E theu veten sepse kur bëri listat në 2017 i ekzekutoi politikisht eksponentë e PD me pritë, pa u thënë asnjë fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë në lista”. Po si qëndron e vërteta? Së pari, vala e parë e spastrimeve ë PD është udhëhequr nga vetë Sali Berisha në vitin 2013, ku ndëshkoi grupin e madh të përbërë nga 33 figurave politike, mes të cilëve Ilir Rusmali, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Selami Xhepa, Fatos Beja, Ramiz Çobaj etj. Së dyti, spastrimet për të cilat pretendon Berisha në vitin 2017, Lulzim Basha i ka realizuar në koordinim dhe me miratimin e Berishës. Nëse Basha do ë vepronte në kokën e tij, ai do të kishte larguar edhe Edi Palokën, Aldo Bumçin, Flamur Nokën, Alfred Rushajn, Gent Strazimirin, Albana Vokshin, Oerd Bylykbashin, Xhelal Mziun etj., që të gjithë bashkëpunëtor të Berishës. Së treti, Berisha mbështeti në heshtje spostimet ë PD në vitin 2017, ndërsa u kujtua 4 vite më pas, në momentin kur Basha kërkoi pavarësi nga ai dhe familja e tij.
8. Më falni, nuk e njihja Bashën
Është gënjeshtra më fyese për demokratët. Lulzim Basha është një produkt i mirëfilltë politik i Sali Berishës. Ai iu afrua Berishës jo rastësisht në vitin 2004, por si shoku i të bijës, Argitës, pais kishin punuar bashkë në Kosovë. Për 16 vite me radhë, Basha ishte bashkëpunëtori kryesor i Sali Berishës në ushtrimin e pushtetit deri në vitin 2013 dhe kontrollin e opozitës deri në 9 shtator 2021. Karriera e shpejtë dhe pa ndonjë meritë e Lulzim Bashës mban gjithashtu vulën e Sali Berishës, si deputet, ministër Transportesh, i Jashtëm, i Brendshëm, kryebashkiak i Tiranës dhe kryetar i PD-së. Në momentin kur Lulzim Basha, nën presionin e SHBA-së, tenton të ndahet nga Berisha dhe Familja e tij, Sali Berisha u kërkon ndjesë demokratëve, duke deklaruar se nuk e njihte Lulzim Bashën në përmasat që e njihnin ata, si i pabesë, tradhtar, gënjeshtar etj.
9. Rikthimi i sovranitetit të PD-së
Është një nga gënjeshtrat më epike dhe ndoshta më pasoja për rrethin që i shkon pas Sali Berishës. Ky i fundit akuzon Lulzim Bashën, se me vendimin për përjashtimin e tij, ka dorëzuar sovranitetin tek amerikanët. Mbi këtë pretendim ka nisur edhe aksionin për rrëzimin e Bashës dhe rimarrjen e PD-së. Po si qëndron e vërteta? Sovraniteti partiak është një sajesë e pazakontë e Sali Berishës, për të kamufluar dhe mjegulluar luftën e tij, për të marrë nën kontrollon Partinë Demokratike, pa të cilën Familja e tij është e pasigurt përballë drejtësisë. Fakti që Sali Berisha u kujtua për dorëzimin e sovranitetit nga Basha tek Perëndimi, vetëm pasi Basha e përjashtoi nga partia, tregon qartë se sovraniteti është thjeshtë një nga maskat e Sali Berishës në betejën për të qëndruar me çdo kusht në qafën e Partisë Demokratike.
Sot Partia Demokratike me ne krye shokun Sali,zbuluan dhe derrmuan nje komplot anti kombetar nga grupi anti-parti i perbere nga tradhetaret e atdheut Lulezim Basha dhe Edi Rama.Partia jone e lavdishme, duke ndjekur mesimet dhe udhezimet e udheheqesit tone te dashur e te lavdishem,shokut Sali,zbuloi se grupi tradhetar kishin bashkepunuar me njeri-tjetrin,per te sabotuar dhe permbysur vijen e partise tone dhe kishin ne shenjester vete shokun Sali.Jo vetem kaq,por per t'ia arritur qellimeve te tyre,ata kishin dale kunder shokeve te tjere te partise e /Byrose/,duke u atrubuar atyre,te gjitha karakteristikat e tyre te ulta meskine,si dhe gabimet doktrinale dhe ideologjike.Partia dhe shoku Sali zbuluan se ky grup,per te arritur qellimet e tyre,u kthyhen ne poliagjente te imperialisteve amerikane,te cilet u derguan disa ndermjetes me te cilet mbanin lidhjet sekrete si Xhorxh Soros,Donald Lu,Juri Kim.Tradhetaret e kombit u ofruan sherbimet e tyre dhe reaksionareve evropiane si Romana Vlahutin,etj.Kur iu kerkua shpjegim, tradhetaret e mohuan qe te kishin bashkepunim mes tyre,pasi pretenduan qe kishin diferenca parimore,por partia e shoku Sali, sollen prova se si Edi Rama i kishte zgjatur doren per bashkepunim Bashes,pavaresisht se ky publikisht se ka pranuar,por u vertetua qe ne prapaskene, ata po bashkepunonin kunder PD e shokut Sali.Partia jone e lavdishme vendosi t'i nxjerre para gjyqit te popullit, tradhetaret e kombit dhe te denohen sipas ligjit te pushtetit popullor.Qe nga zbulimi i komplotit,shoku Sali ka dale neper Shqiperi,gju me gju me popullin dhe anetaret e partise,per t'ju shpjeguar e informuar per kete fitore te madhe te partise.Ai eshte pritur me entuziazem nga populli e partiaket, te cilet kane shprehur interesin dhe kane denuar me fjalime te zjarrta komplotistet dhe kane kerkuar denimin maksimal te tyre.Pas kesaj,partia jone do te dale me e forte se kurre,duke pasur gjithemone ne mendje e zemer mesimet e shokut Sali.Rrofte PD,rrofte shoku Sali,rrofte populli shqipar!Poshte tradhetaret dhe bashkepuntoret e tyre!
PërgjigjuKrye Demokrati: ish sek.i PPSHS, Krye Nacionalisti: UCK eshte Komuniste me Ashimin (mos pranoni Rambujen), Krye Demokrat: Po cohet nga varri te shpetoje PD dhe gjithe vendin( Enveri/Kostandini), KryeBorgjezi i tregut te lire (7501, Piramida), Kryeliberali (97, Sot Cohet nga Varri) … Nese cdo gje e mire ka mbetur ne dore te Tij, d.t.th. qe nuk ja del dot ????, edhe Gandi nuk ja doli ;) ! Qorra
PërgjigjuSaliun po e ndihmon edhe shqipfolsja Evi Kokalari-Angelakis. Deri para pak kohesh ajo njihej thjesht si Evi Angelakis, edhe pse tani prezantohet me mbiemer shqiptar (Evi Kokalari). Engjejt grek ta harrojn se Saliu, qe vazhdimisht e ka mbrojtur marreveshjen e detit me Greqine, do kthehet ndonjehere ne pushtet apo se shqiptart do behen antiamerikan.
Përgjigju