Yuri Kim, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Opinion

A do e pranojë Yuri Kim, lojën e re dhe aktrimin Berisha-Basha?

10 Shtator 2021, 08:54| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 09:00

  • Share

Ambasada amerikane heshti dhe ende nuk ka thënë asgjë pasi Lulzim Basha “bëri” sikur e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Poezia e Berishës: “që edhe një po ngeli në PD, ai do jem unë” ishte thjesht një presion për koncesion. Në fund Berisha bëri atë që ka bërë gjithē jetën: “bëri sikur nuk është aty”.

Këtë radhë i duhet të nxirrte dhe Lulzimin si të pavarur. Lulzimi i lodhur, i dërmuar dhe konsumuar, në ditët më të këqija doli në media dhe bëri sikur përjashtoi Berishën. Çuditërisht e mori vendimin pa mbledhur kryesinë apo grupin parlamentar.

- Pyetja shtrohet: Ku e gjen fuqinë Lulzim Basha?

- Përgjigjja është: Fuqinë e ka tek Berisha.

Basha doli dje dhe lexoi atë çfarë i shkroi Berisha.

Amerika e kishte rritur presionin në maksimum:

- Departamenti thesarit kishte përgatitur sekuestrimin e pasurive të familjes Berisha

- Departamenti I Drejtësisë përgatiti nisjen e hetimeve për Lulzim Bashën

- BE dhe partitë evropiane përgatitën pezullimi e PD nga anëtarësimi evropian në partitë popullore.

Shah-Mat: Berisha s’kish alternativë tjetër.

Loja dhe pazari i tyre tashmë është: “Të hyjmë nw parlament dhe bëjmë sikur jemi të ndarë. Në fund bashkohemi po erdhëm nw pushtet”

Populli dhe analistët e hëngrën lojën dhe as nuk e kanë kuptuar.

Problemi është: A do e pranojnë amerikanët, ofertën e re të Berishës?

Berisha sot do hyj në parlament.

Ambasadorja Yuri Kim, ka kërkuar të kundërtën që Berisha të mos jetë me mandat deputeti.

Basha bëri sikur e përjashtoi nga grupi por jo nga parlamenti, që të shmang sanksionet dhe penalitetet e tjera ndaj Berishës dhe ndaj PD.

Të shohim sot nëse Amerika do ruaj parimet e demokracisë dhe do e çoj luftën deri në fund, apo do bëhet pjesë e aktrimit Basha-Berisha.

Basha dhe Berisha zgjodhëm të keqen më të vogël. Vendimi djeshëm, është pazari i tyre që të fitojnë amnisti.

Zonja Yuri Kim, Teatri u prish natën, por artistët vazhdojnë aktrojnë ditën.

Ju lutem mos u bëni pjesë e kësaj komedie të parë që titullohet: “Ata bëjnë sikur”. Kështu bënë “8 vjet sikur”, dhe ju e kuptuat lojën me vonesë. Mos toleroni edhe 8 vjet të tjera sepse ata janë mjeshtra të aktrimit dhe mashtrimit. Ata po tentojnë të tallen me ju dhe t’ju ofrojnë pazarin për AMNISTI PENALE.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A.d.: 11/09/2021 18:45

    Eshte me te vertet loja e S.berishes mos i Jani sapunin per djath

    Përgjigju
  • O tej: 10/09/2021 17:11

    E ke qa Kreshnik!

    Përgjigju
  • MINUSHE: 10/09/2021 09:20

    edhe une mendoj se eshte loje e pergatitur..koha do ta vertetoje...

    Përgjigju
  • Tit Subashi: 10/09/2021 08:02

    Eshte loje e pergatitur nga vete Sali Berisha me aktor final Lulzim Basha, per ti hedh hi syve Amerikaneve. Por shume shpejt kemi per te pare FUNDIN e te dyve...

    Përgjigju
  • ARBEN: 10/09/2021 07:18

    sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?