Sali Berisha dhe Ilir Meta u takuan për më shumë se një orë sot në selinë e Rithemelimit për zgjedhjet e Kukësit, garë në të cilën Lulzim Basha nga ana tjetër, ende nuk ka një emër kandidati, edhe pse sot në mesnatë është afati I fundit i regjistrimeve.
. Në takim, sikurse pohuan, diskutuan edhe për afrimin e Gazment Bardhit.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse do ishte dakord nëse Sali Berisha do nxirrte Gazment Bardhit si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.
Pyetje: Po nëse do ishte Gazment Bardhi kandidat për Kryeministër në 2025?
Meta: Nuk jemi këtu për t'u marr me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.
Por teksa Berisha e Meta po tentojnë ta joshin, Basha pritet t’i heqë të shtunën në Këshillin Kombëtar edhe postin e fundit në PD Gazment Bardhit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kukës, Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'! Basha vendos ‘orët e fundit’ për kandidatin
SI.E.//ReportTv.al