Nuk besonin, dhe as nuk e mendonin.Por ja që Edi Rama e solli vaksinën. I mbushi depot e Ministrisë së Shëndetsisë plot me vaksina, për shqiptarët, (edhe për mjekët në Kosovë) që i kanë besuar votën, dhe presin me padurim ti japin sërish një tjetër mandat. Nuk e kishin menduar, se Edi Rama do të nxirrte nga “dheu” vaksinat dhe do të niste të mposhte situatën e rënduar. Nga dje ka nisur të fryjë një tjetër “erë e ngrohtë” për të ardhmen e shqiptarëve. Por sërish në kampin çalaman të opozitës, mbizotëron heshtja. Askush nuk flet, askush nuk falenderon kryeministrin, askush nuk del nga rreshti dhe të thotë “bravo Edi Rama”. Kjo për faktin sepse të gjithë janë të virusuar nga i Madhi.
Ata nuk guxojnë, nuk kanë kurajon të shprehen, të flasin, madje as të mendojnë, vetëm belbëzojnë me vehten. Beteja e nisur padyshim do të fitohet. Edi Rama u betua, dhe e arriti majën e Olimpit. Në Shqipëri, punë ditësh do të nisë vaksinimi masiv i popullatës. Mes tyre natyrisht ka edhe demokratë, apo siç quhen ndryshe “opozitarë fanatikë”. Patjetër që edhe ata do të binden dhe do të marrin vaksinën “Rama”. Por ende në pikëpyetje është fakti, a do të marrë atë vaksinë Berisha, Lulzimi, Dashi, Fatmiri, Nardi, Goni, Vangjeli apo dhe Idrizi ? A do të binden ata të vaksinohen, me vaksinën e sjellë nga i palodhuri Rama, a do të jenë ata aq të skrupullt, sa ti thonë të paktën “bravo kryeministër”. Vetëm kaq, asgjë tjetër. Sepse “tjetrën” e thonë shqiptarët me votën e tyre në 25 Prill, duke i dhënë pa asnjë mëdyshje mandatin e tretë Partisë Socialiste. Edhe ai që deri dje, hamendësonte se “nuk do të vijnë vaksinat kurrë”, sot është bindur, sot ndjehet i lumturuar sepse beteja do të fitohet, dhe “armiku” i padukshëm do të mposhtet falë këmbënguljes së Edi Ramës.
Shqipëria më shumë se kurrë, ndjen nevojën e një kryeministri si ai. Dhe jo për faktin sepse siguroi vaksinat, apo dhe se siguroi paratë e rindërtimit të qyteteve të prekura nga tërmeti, as sepse ndërtoi një spital modern për 65 ditë. Por sepse ai është i prerë për të qenë punëmbarues dhe jo mashtrues, fjalëmbajtur dhe besëprerë. Mendoj se dilemat e 72 orëve më parë, janë kthyer në ngazëllime lumturie, edhe për shumicën e opozitarëve. Madje vetë Lulzimi, duhet të jetë më i ekzaltuari mes tyre, sepse vaksina “Rama” do tu kthejë optimizmin për jetën shumë demokratëve të bazës. Natyrisht lind pyetja, a do të ishte e mundur t’ja dilte Lulzimi, në një situatë të tillë ? Padyshim që jo.
Jo të gjithë mund të bëhen Edi Rama, padyshim jo të gjithë mund ti ngjiten malit me inat si ai, padyshim jo të gjithë mund të bëjnë 4.5 orë gjumë si ai. Sepse ka të tjerë… që gjumin e kanë dobësi, dhe pa gjumin e zyrës nuk bëjnë asnjë hap. Këta janë “pasagjerët” e mbetur në stacion, dhe do të mbeten atje, si treguesi i mosndryshimit total, që prodhon rrënimin e opozitës, duke e kthyer atë në strukturë antihumane, antiperëndimore dhe antidemokratike.
Sigurisht qe do te vazhdoj,derisa ti lulke qelbesire, like injoranti dhe kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e te tjere ta kuptoni se ka shtet dhe drejtesi ne Shqiperi, dhe te gjithe ju te jeni prapa hekurave
PërgjigjuTe zeme se nuk e bejne vaksinen.Do semuren?. JO DOMOSDO.pastaj,edhe po u semuret,ca hale me pak.Asgje me shume.si thote populli:-" per inat te vjerres ,do fle me mullixhiun".Ndersa ai babaxhani tha:-ne bar hame dhe parimet nuk i leshojme".
Përgjigjueshte si te pyesesh: a e di virusi qe keta jane opozite?!
Përgjigju