A do të bëhej avokat i Ilir Metës? Adriatik Lapaj: S'marr përsipër të përfaqësoj asnjë politikan të akuzuar për korrupsion (VIDEO)

1 Nëntor, 15:01| Përditesimi: 1 Nëntor, 15:05

  • Share

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin Frontline’ në Report Tv u pyet nëse do I bënte avokatinë Ilir Metës nëse nuk do të ishte I angazhuar politikisht.

“Unë nuk përgjigjem dot me nëse se unë jam i angazhuar politikisht që nga bankat e shkollës. Të jem i sinqertë nuk do të merrja përsipër të përfaqësoja asnjë politikan që është i akuzuar për korrupsion në Shqipëri pavarësisht emrit”.

SPAK arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?