Kundërshtari kryesor dhe i vetëm i "Foltores" vazhdon të mbetet Basha dhe për ta kuptuar këtë mjafton të shikojmë se sulmet kryesore janë ndaj tij!
Pyetja më e drejtë është a do të rikthehet Basha? Nuk e di nëse Basha pretendon për tu rikthyer në mënyrë legjitime në krye të demokratëve, por një gjë është e sigurt se ai është larguar me vullnetin e tij në formën formale, por në të vërtetë ai nuk është larguar asnjëherë nga demokratët duke mbajtur kontakte të vazhdueshme e nuk është larguar as nga detyrimet e tij si deputet duke frekuentuar rregullisht sesionet e Parlamentit e duke ndërhyrë për çështje me interes kombëtar, por duke shmangur çdo lloj replike apo përplasje brenda llojit që në fakt do e përkeqësonin situatën e brendshme në dëm të demokratëve!
Në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit për legjitimin e PD, jo rastësisht po sulmohet përsëri Basha me alibinë se ai do të krijojë një parti tjetër e kështu duan të dërgojnë mesazhin tek anëtarësia se mos e mbështesni me faktin se ai e ka vendosur t'u braktis dhe të marr një nismë tjetër!
Në fakt nga dorëheqja e Bashës ka disa fakte se ai nuk ka ndërmend të krijojë asnjë parti tjetër jashtë PD! Kush janë këto fakte:
1. Brenda PD me proces të rregull e përmes votës Basha nuk është mundur, por është vetë dorëhequr
2. Nuk ka marr asnjë nismë kundër PD dhe nuk është përfshirë në asnjë proces apo nisëm kundër saj, qoftë edhe me struktura paralele
3. Vazhdon të ketë kontakte e takime të rregulla me anëtarësinë e me drejtuesit e degëve të saj
4. Nuk ka ndërmarr asnjë nismë, marrëveshje apo koalicion jashtë PD e ndoshta kundër vullnetit të anëtarësisë
5. E ka theksuar disa herë se nuk ka ndërmend të largohet nga përgjegjësitë që ka ndaj anëtarësisë e vetë partisë
6. Nuk ka asnjë motiv që të krijojë një parti tjetër, sepse situata në PD nuk është si pasojë e lidershipit të tij, por si pasojë e të tjerëve që e duan PD për shërbimet e tyre e jo të demokratëve
Alibitë e tjera që nuk qëndrojnë ndaj Bashës janë:
1. Ai nuk solli fitoren. Fitorja e një partie nuk varet nga një person qoftë edhe kryetari, por nga një seri faktorësh. Megjithatë, nëse fiton një parti merita është e të gjithëve e nëse humb fajtori dhe i kryqëzuari është vetëm Kryetari. Në historinë e partive të tranzicionit nuk ka vetëm fitore. Madje edhe ata që duan ta largojnë Bashën kanë më shumë humbje se fitore e madje para se të riktheheshin e kishin mbyllur me një humbje prej 1 milion votash! Edhe i madhi Churchill e ka mbyllur karrierën e tij me humbje, por askush nuk mund t'i mohojë fitoren mbi Hitlerin!
2. Ai ka tradhtuar demokratët! Kjo është një ndër akuzat më të pamoralshme që bëhet ndaj Bashës, sepse të tjerët i kanë tradhtuar demokratët disa herë që me koalicionet e bëra në të kaluarën, me ndarjen sproporcionale të pushtetit me aleatët si dhe me ndryshimet e Kushtetutës në tavolinë!
Megjithatë, sot është komode që ata që janë rikthyer të justifikojnë aksionet e tyre e për këtë ju duhej një "Jezu Krishti" i gatshëm për t'u kryqëzuar për mëkatet e tyre e këtë e ky është Basha! Po, po, Basha është sot ‘Jezu Krishti’ i mëkateve të historisë së lidershipit të PD!