Kryeministri Edi Rama

A do t'i shpëtojë Edi Rama rrethimit që filloi për të në Berlin në datën 26 prill?

1 Maj 2018, 20:13| Përditesimi: 1 Maj 2018, 20:18

  • Share

A do t'i shpëtojë Edi Rama rrethimit që filloi për të në Berlin në datën 26 prill? Rrethimi vazhdon, kurse miopinë e tij ai e ka çuar në iluzionizëm: Rama po kërkon të shkëputë Shqipërinë nga Uashingtoni drejt Turqisë. Sëmundja shekullore e qeverisjeve të Shqipërisë ka qenë a road to unfreedom - një rrugë kundër lirisë.

I.
David Phyllips, një personalitet shumë i fuqishëm i analitikës politike në rrafsh botëror, dhe një nga këshilltarët më aktivë të Departamentit të Shtetit dhe më tej, pasi e shpërfilli moralisht dhe intelektualisht ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, para dy ditësh iu drejtua shqiptarëve hapur te Zëri i Amerikës për të njoftuar opinionin publik shqiptar se Rama dhe ekipi i tij i ngrirë po shtyhen drejt Moskës dhe Stambollit.

Dhe e gjithë kjo po ndodh sepse Rama, i kapur në korrupsion, nuk pranon të largohet. Në të njëjtën kohë shteti që po drejton është fare pa para, dhe gjendja ekonomike e nderë nuk kalohet dot pa një ndërhyrje financiare nga jashtë. Por ndihma financiare perëndimore nuk i jepet qeverisë shqiptare me këtë kryeministër dhe pa u kryer plotësisht Reforma në Drejtësi.

Kjo është gjendja. Si rregull, për faktin që reforma që përmirëson gjendjen dhe jep zhvillim të ri në mirëqenien shqiptare, rrëzon Ramën, nuk ikën Rama, por vetë Rama po kërkon të qëndrojë në pushtet deri në varfërimin ekstrem të shqiptarëve. Njëlloj si Enver Hoxha që tha: midis rritjes së mirëqenies së shqiptarëve dhe largimit tim, unë imponoj me dhunë vuajtjen e shqiptarëve dhe sundimin tim.

Krejt e njëjta gjë është edhe sot, por rasti Rama nuk është tragjik siç ka qenë rasti Hoxha: rasti Rama është një rast komik. Se Rama tani është rrëzuar nga lartësia, por ende nuk ka rënë në tokë.
Pse, me Erdoganin do mundë Amerikën në Shqipëri Edi Rama!

ll.
Kjo është arsyeja që kryeministri shqiptar, i inkriminuar, siç është provuar tashmë, dhe që nuk pranohet më nga politika perëndimore, me mendjelehtësinë e njeriut të dëshpëruar, po kërkon financim nga Turqia. Kjo është gjithashtu arsyeja që ai po bredh si i çoroditur drejt Stambollit, ndërton në Tiranë xhaminë vepër të Erdoganit me vlerë 30 milionë euro, dhe gënjen përditë politikën amerikane për çdo lloj marrëveshje që po i kërkohet prej saj. Në fakt është viktimë e budallallëkut të tij: po ku ka para Erdogani o i mjerë! Ai i qante Merkelit për tre miliardë euro, dhe është futur e nuk del fare nga frika pas bombardimit të Sirisë.

Pse me mbylljen e shkollave të Gulenit dhe ekstradimet e tyre në Ankara do t'ù shpëtojë ky derëzi e punëzi penalizimit për korrupsion! Pse, Erdogani me skizofreninë e tij do ta shpëtojë këtë kryeministër të belbët?

Ramës tani i është formuluar padia penale mes faktesh, që nga Tahiri e deri te lajthimet e tij në urdhërat e tij verbale për korrupsion. Por dhe me paratë që ka dhënë dhe paratë që ka depozituar në emër të tij, është krejt e njëjta gjë. 

Tani politika e lartë perëndimore po krijon presionin kundër tij. Dhe kuptohet se presioni do të shtrëngohet edhe më shumë. Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: po socialistët çdo të bëjnë? Do të mbeten si fakirë të një njeriu të papranuar nga Perëndimi, apo do të veprojnë? Duhet të veprojnë kundër tij, sa nuk është vonë për të mirën e partisë së tyre.

lll.
Kurse pala tjetër, orientale edhe kjo, e identifikuar tashmë në korrupsion shtetëror, është fare jashtë binarëve. Gjithë shpresën e ka të Rama. Komedi si kjo nuk vjen më në Shqipëri. Drama qesharakë e politikës së korruptuar në Shqipëri, që vjen e vërtitet në një skenë absurde me Berishën, Ramën, Bashën dhe Metën është një qërrollepsje të verbërish që nuk kuptojnë fare pse janë kapur me fakte në abuzim, pse i kanë detyruar të strukturiojnë me kushtetutë dhe ligj Reformën në Drejtësi, pse iu kanë filluar të dy krahëve t'ju nxjerrin fakte bashkëpunimi me Rusinë, dhe pse amerikanët nuk mund t'i pranojnë si bashkëpunëtorë politikë në politikën e tyre për Ballkanin Perëndimor.

Sigurisht që kjo ka qenë një ndërhyrje e studiuar nga politika amerikane, dhe kuptohet gjithashtu që edhe presioni i madh që iu bë Ramës në Berlin nga një fluks i caktuar politik i CDU-së tregon që vetë akti i tyre është një aksion politik i koordinuar për të goditur Ramën. Sigurusht që këtu hyri edhe një aspekt i katërt: angazhimi i Zërit të Amerikës.

Por e gjithë kjo tregon se, nëse Rama nuk tërhiqet, do të ketë aspekte edhe më të rëndë për të. Në fakt ai tani nuk po pranohet fare nga Uashingtoni dhe Berlini, dhe vetë në frikë dhe tërbim të brendshëm, sorrollatet kot, sepse politika e lartë perëndimore kërkon tani largimin e tij.

Në intelektualizmin perëndimor shqiptar dhe të të gjithë shqiptarët që përbuzin këtë lidership shqiptar të korruptuar, që nga rasti i Berlinit dhe këndej, u ndie se kjo ishte një prekje shpirtërore që iu dha atyre gëzim, se iu tregoi edhe të vërtetën.

Shqiptarët pas kësaj, po presin denoncimet e detajuara dhe konkrete me emra nga politika amerikane. Dhe shenjat janë, që, nëse Rama nuk tërhiqet , beteja me zbulimin të mëtejme të së vërtetës korruptive kundër tij, do të jetë mortale për të.

Dhe në fund: kush është David Fyllips?
Është president i Fondacionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut ; drejtor në Klshillin Atllantiktë Shteteve të Bashkuara; drejtor i Qëndrës Europiane të Hapësirave të Përbashkëta. David Phyllips është autor i librit të suksesshëm me titull "Nga Fishekët te Fletët e Votimit". Një analizë për rrezikun dhe eliminimin e radikalizmit islamik.

Komento

Komente

  • bledi: 03/05/2018 06:32

    ti ben shkrime ingeresante une vetem titullin lexoj edhe te them ti spartak ke pjerdh. ik ne pencion

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 02/05/2018 10:52

    Zoti Ngjela! Po kaq mjerane eshte klasa intelektuale shqiptare qe gjithcka pret qe ta zgjidhe amerika?? po intelektualet shqiptar qe i jepin mend botes nuk ajne te zotet te organizohen e te marrin ne dore fatet e vendit?? si mun te flase nje intelektual shqiptar me kete gjuhe?? po te keni me te vertete atribute per te drejtuar vendin,qe une e deshiroj me te vertete, vihujuni punes dhe bejeni!!!! ka korrupsion?? denonconi!! ka polittika te gabuara?? kundervihuni!! po keto shkrime pa shije pa permbajtje pa asnje kontekst politik jane nje shprehje e mjerimit intelektual per te cilen shqiptaret nuk kane nevoje!! pritja e e cfaredo zgjidhje nga Amerika apo dikush tjeter eshte femijore e papjekur dhe mbi te gjitha e demshme!!!! asnje zgjidhje qe nuk vjen nga vete shqiptaret nuk eshte zgjidhje eshte vetem nenshtrim!!! nuk eshte nje kundershti personale por kjo qe beni ju eshte vetem nje percartje qe rrit kaosin total shqiptar!!!

    Përgjigju
    • Argon: 02/05/2018 19:14

      Nëse ju duket se Ngjela po flet kot e më kot, mund të dëgjoni fjalët e z.David L. Phillips se çfarë flet për Erdoganin dhe Turqinë. Ai që dha disa këshilla tek Zëri i Amerikës. Kuptojini mirë domethënien, me Erdoganin të bashkon qëllimi kundër SHBA-së! Kryeministri Rama me veprimet e tija po bën lëvizje të tilla. Nuk ishte kot paralajmërimi për mosshkuarje në dasmën e Erdoganit. Përgjigja e KM ishte shumë arrogante, duke thënë se nuk pyet askënd se ku shkon. Ok, ik si kryeministër dhe zyrtar i Shtetit Shqiptar, sepse kështu përfaqëson shqiptarët, dhe pastaj je i lirë të shkosh në të gjitha dasmat që të ftojnë. https://www.youtube.com/watch?v=e_9xuGd8H44 Uroj të kuptojmë të gjithë si shqiptarë se nëse nuk ndryshon drejtim me fjalë z.timonier, nuk kemi pse të vuajmë ne tekat e tija dhe paudhësitë e të korruptuarve!!! Shqiptarët nëse zgjedhin SHBA-në, duhet të largojnë ata që janë kundra SHBA-së. Edhe këtej edhe andej nuk ka! Besoj do ta kuptoni që Ngjela po flet si intelektual. Sot për sot i vetëm dhe në të mirë të gjithë kombit Shqiptar. Jo si kryeministri që gënjen haptazi kur thotë se Turqia ishte e para që njohu Kosovën. Ky kryeministër që e do shumë Kosovën, aq sa i vë edhe një tra për të ardhur në Shqipëri.

  • Hasan Pordha: 02/05/2018 09:07

    Kush na qenka ky i nderuar qe permendka Xhamine e Re qe po ndertohet Pse nuk i permend dy kishat katedrale qe u ndetuan njera me financimet e Vatikanit dhe tjetra me financimet e Janullatosit dhe te Greqise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?