Ilir Meta

A e di Ilir Meta se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

20 Shkurt 2020, 15:04| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 15:06

  • Share

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?

Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.

Kurse Zeusi po qesh.

l.Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.

Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

ll.Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

lll.Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?

E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?

E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?

E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?

E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?

Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?

E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

Komento

Komente

  • RCIKO 005: 08/04/2021 17:26

    Tashmë është fakt i kryer braktisja e detyrës nga objekti i rëndësis së veçantë në Rinas. Ndekje penale e menjëherëshme .E menjëherëshme që të kuptojnë seçdotëthotë SHTET.

    Përgjigju
  • edi: 21/02/2020 19:59

    Po lere or Skenderbeun e Skraparit ,ku ti mblidhte tere ato marifete ai per Dervishaj or kelyshet e tjere me partine ,L.S.I -ste . Ju beni idiotin Ke te bente me pare Skenderbeu i Skraparit ,kontrollin ne CHEZ ,OR TE RUANTE bERISHEN SE MOS BENTE PRAPESIRA SI VJEDHJE DHE VRASJE MBAS SHPINE SI MALESOR ME BESE ,Apo Lulushin qe sishte i zoti njeri te bente detyrat si p/minister ,i brendshem i jashtem or te ruante hajdutet qe po i vinin verdalle Floririt te Krrabes . Nese e quani te kollajte hajde bejeni ska njeri ne Bote ta bente ,Dhe se fundi mori vajzen e nderuar te Dibres Moniken ,dhe e thirrnin Kollovar ,Ajo ka dale nga Instikami dridhet e perdrillet nga Amerika ,eshte jashte themeleve te Partise ,Kunder luftes se Proletariatit dhe Partise qe i rriti Po ska gje ka Berishen me Dixhital ,dhe Lulushin( Me degjo mua po mos bej si bera e bej une, por bej si te them une)

    Përgjigju
  • Tani: 20/02/2020 16:57

    Aman kur do arrestohet ky qen,,,ky,qenef,,,se na plasi.....

    Përgjigju
  • [email protected]: 20/02/2020 16:32

    Per cfar te dal per ilir sali lulcim milloshovici turpt turp

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/02/2020 15:59

    Meten populli e do ta rjepe te gjalle aty ne mes te Bulevardit

    Përgjigju
    • O tej: 20/02/2020 17:43

      Mbasi ta rjepe pak kripe ne trup

  • Gramos: 20/02/2020 15:33

    Për c'fare të marrë pjesë, për tre fëmijët e tij që i ka në Angli, apo për 13 dhoma e 11 banjo, apo për floririn. Ai duhet abandonuar nga të gjithë.

    Përgjigju
  • RRESPEKT PË SPARTAK NGJELËN: 20/02/2020 15:27

    O Spartak Ngjela je njëshi i Shqipris ti duhesh bo President jo kshu lloi palaçosh si ilir bajg meta. Je njeri me horizont të lart o Spartak po ktu në Shqipri njerëz si ty si vlersoin se e ka mar llumi drejtimin e Shqipris. ZOTI E BEK9FT SHQIPRIN E TY O SPARTAK NGJELA

    Përgjigju
  • AI ka mesuar te ngreje Pesha ...: 20/02/2020 15:10

    Por ku eshte e gjendhe nje njeri me te tille Arsimi , shkollim qe gjeti sheshe ,,dhe beri pershe.. Tani AI Si do te perpelitet ,, Tigani i tije po valvitet ne zjare.. Ceshtje javesh,,ceshtje muajsh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?