Për ata që s’kanë dijeni: Fredi Beleri nuk lejohet të hyjë në SHBA dhe po ashtu si aleati i tij Sali Berisha, të dy janë të padëshiruar në Amerikë.
…….
25 vite më parë presidenti Bill Clinton do i kërkonte Sali Berishës gjatë një takimi në shtëpinë e Bardhë në Washington lirimin e 4 minoritarve grekë të Omonias dhe organizatës Mavi të arrestuar për krime në Shqipëri.
Viti 1996-1997 shënoi kulmin e përplasjes SHBA me qeverinë Berisha për disa arsye, që ishin:
- ndërhyrja në axhendën amerikane në Kosovë dhe nxitja për qeverinë Rugova që hapte front lufte në jug të Jugosllavisë.
- manipulimin e zgjedhjeve të 26 maj dhe injorimi i rekomandimeve amerikane.
- thyerja e embargos me Serbinë e Milosheviçit.
- shkarkimi i kryetarit të Gjykates së Lartë, Zef Brozi.
- refuzimi nga Berisha për takuar në Tiranë ndimës sekretarin e shtetit Timothy Worth.
- prishja e marrëdhënieve me Greqinë dhe lobin grek në SHBA.
Muaj më pas mijëra shqiptarë shpërthyen depot me armë të ndihmuar edhe diplomatikisht nga Perëndimi, duke rrëzuar me dhunë qeverinë Berisha nga pushteti.
……..
Çuditërisht pas 25 vitesh historia përsëritet por me dy ndryshime të mëdha:
1- Berisha nuk është më armiku, por miku dhe aleati kryesor i Greqisë, madje duke kandiduar një nga ata që akuzohej dhe kërkohej nga drejtisia e Berishës për masakrën në pikën kufitare.
2- Qeveria shqiptare nuk ka armike SHBA-në, por aleate në këtë proçes.
GJKKO la dje në Burg Fredi Belerin për korrupsion aktiv në blerjen e votave më 14 maj.
Athina kërcënoi hapur Shqipërinë duke përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga samiti i liderve të BE dhe Ballkanit, i organizuar në Greqi.
Presidenti Begaj luajti një rol patriotik duke refuzuar ftesën e kryeministri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që synononte spostimin e Ramës nga axhenda.
Greqia po tenton të kërcënojë se qeveria Rama do gjunjëzojohet dhe zbythet si Berisha në 97 dhe do lëpihet më pas njësoj duke firmosur marrëveshjen e detit dhe helenizimin e jugut të Shqipërisë.
Kërcënimi Athinës është i lexueshëm: “Rruga juaj në BE do kalojë nga Athina”
Tërbimi grek shtohet më shumë kur Shqipëria sheh si partner rajonal Italinë dhe Turqinë, para Greqisë.
Përplasja në Himarë është beteja e fundit për “Vorio-Epirin” dhe greqizimin e Jugut.
Strategjia e Athinës me Belerin synon hipotekimin trojeve, pyjeve, tokave të bregut në emër të minoritarve që i kanë sot tokat në përdorim dhe nuk i kalojnë dot në pronësi tokat stërgjyshërve tanë shqiptar, nëse nuk kanë një kryetar bashkie që t’ja u “plotësojë letrat”.
Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.
Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.
Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën, por dy persona non-grata në SHBA dhe konsiderohen armiq të gjeopolitikës amerikane në rajon.
Greqia në betejën e saj të fundit do humbasë edhe luftën sepse këtë radhë nuk rebelohet:
- as Amerika
- as Europa
- as populli shqiptar
Aleanca me Berishën nuk i mjafton Greqisë për të djegur Shqipërinë me këto tre superfuqi që ka Tirana në krah.
Ik o Niku ik se ti ske lidhje me ortodoxine ti maksimumi mund te komentosh per vellezrit e tu turq. Greket jane komb dhe burra. Me dalin zot çdo greku dhe i mbrojne jo si palloshi jone qe te heq nga puna vetem e vetem se sje patronazhist.
PërgjigjuSekseri i Bam Topit jep mend. Berisha i arrestoi minoritaret si raprezalje per Peshkpine. Dosjet e tyre per spiunim ishin te ish sigurimit te shtetit, i cili per shkak te marrdhenieve ne permiresim me Greqine para 90, nuk i arrestoi. Berisha e refuzoi administraten demokrate Klinton 1 pasi ajo cka kerkonte binte ndesh me "interesin kombetar" ose sic thote vete ky sekseri per te ndaluar "grekezimin" dhe se nuk mund ti behej presion "drejtesise". Sa qesharake, per te njejtat idiotesira te Berishes dje, bejne urra per Ramen sot. Edhe dicka. Berisha i vodhi zgjedhjet e 96 sepse ishte stervitur mire nga Rajerson dhe stacioni Rr. Elbasanit. Qe e mbeshteti madje orientoi agjentin pasionant Sali qe me cdo mjet te zeronte cdo mbeturine enveriste, nga Alia e tutje. Ate beri Saliu me retoriken e tij injorante deri sa minuan, intimiduan dhe me pas vodhen zgjedhjet e 92 sipas oreksit "amerikan". Vecse, Berisha nuk e priste qe nje administrate amerikane qe e shendrroi ne monark, do ta sulmonte vence sapo nderroi marrsh nga Bushi ke Klinton. Po ku di gje sekseri i Topit. Ai vadiste barin ke stadiumi ne ate kohe....
Përgjigju