A është kriza e Shkodrës rasti për të dalë nga kriza politike?

13 Gusht 2019, 17:56| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 09:35

  • Share

Rasti i Valdrin Pjetrit, i cili duket se ka gënjyer lidhur me të kaluarën e tij rinore mbi një dënim me 18 muaj për shpërndarje droge, që i është dhënë në Itali kur ishte student, mund të hapë një hapesire në krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës. Pas publikimit të dokumentit (për përdorim të brendshëm) të Policisë italiane, që e ka marrë opozita dhe që dokumenton dënimin e Valdrin Pjetrit më 2003, kur ishte 21 vjeç, por edhe pezullimin e dënimit (e kjo shpjegon përse dënimi i tij nuk del në asnjë akt tjetër zyrtar italian), Edi Rama menjëherë u distancua nga kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës: “Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual”, shkruan Rama në Twitter.

Mesazhi është shumë i qartë. Sapo të vërtetohet nga autoritetet shqiptare dënimi i dhënë në Itali, Valdrin Pjetri duhet të japë dorëheqjen. Madje, Valdrini mund të dorëhiqet vullnetarisht edhe para se të detyrohet ta bëjë këtë nga një akt i Prokurorisë shqiptare. Jo rastësisht, konstituimi i Këshillit Bashkiak i Shkodrës ndërkohë është ngrirë. Kjo do të thotë që në Shkodër gati me siguri do të ketë zgjedhje të parakohshme. Një krizë e papritur, por që mund të ofronte një rast unik për të rihapur dialogun mes mazhorancës dhe opozitës.

 Në fakt, Partia Demokratike do të duhet të vendosë të marrë apo jo pjesë në votim, edhe pa dorëheqjen e Edi Ramës, që vazhdon të jetë kusht i vendosur nga Lulzim Basha. Për Bashën këtë herë do të jetë shumë e vështirë të këmbëngulë me vijën e bojkotit, jo vetëm prej presioneve të brendshme të partisë së tij, por edhe për shkak të çarjes brenda opozitës së bashkuar, që gati sigurisht do të shihte LSI-në të merrte pjesë në zgjedhjet e reja. 

Por, zgjedhjet e parakohshme të Shkodrës mund të kthehen si një thikë me dy presa për Lulzim Bashën: në rast se merr pjesë, në mënyrë gati të sigurtë do të fitonte, duke qenë se Shkodra është një nga bastionet historike të PD-së, por kjo do ta bënte më të vështirë për Bashën të vazhdonte të mbështeste tezën se me Edi Ramën kryeministër opozita nuk mund të fitojë. Rifitimi i Shkodrës, natyrisht, do të ishte një bombol oksigjeni për opozitën e mbetur pa asnjë rol institucional, por në të njejtën kohë do të përforconte pozitat e atyre që kishin qenë kundër bojkotit, duke mbështetur nevojën e garës elektorale, si formë e vetme për të arritur një alternim të pushtetit.  

Në këtë skenar tërësisht të ridizenjuar nga kriza e Shkodrës, PS dhe PD mund të gjejnë argumenta të rinj për të dialoguar, duke larguar kështu sezonin e ri të protestave të paralajmëruar nga Basha dhe duke i hyrë më në fund rrugës së një dialogu institucional mes partive, që është edhe linja, të cilën e sugjeron deri tani komuniteti ndërkombëtar. Skifterët nga kjo do të dilnin humbës e kështu duhet besuar se janë vetëm ata pengesa e fundit drejt kësaj zgjidhjeje të mundshme diplomatike. A do të jetë i lirë Basha që ta shfrytëzojë këtë rast? Apo do të mbetet skllav i zinxhirëve dhe paragjykimeve, që po e fundosin partinë e tij dhe të gjithë opozitën? (c.b.)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 14/08/2019 17:57

    jo more Mon kukaleshi jo letrat qe servin PD ja jane letra pacavure jemi mesuar me letra bakalli si ato te Babales ndaj nuk u besohet me krimineleve

    Përgjigju
  • i gjati: 14/08/2019 08:28

    Po ky i gjati,ska kanditat te tjere per te zgjedhur,por vetem drogazhi dhe hajduter

    Përgjigju
  • Gege kosova: 14/08/2019 06:54

    Ceshtja e Valdrinit zgjidhet e del ku eshte ai, e ku jane shpifsit,sajuesit,ndihmtaret e se keqes dhe Shkodra si edhe gjithe Shqiperia vazhdon tutje me proceset demokratike per mbrenda dhe integrime nderkombetare,Nuk ka kush qe e ndal as Salihu e Basha me vuvuzelen akuale Bardhi e as kush tjeter,Shemtia ka marr fund tash e gjashte vjet.Shqiperia e shqiptarevet!

    Përgjigju
  • Populli: 13/08/2019 21:59

    S'ka krize per Shkodren votimet Jane bere dhe VALDRIN Pjetri eshte kryetar Bashkise Shkoder duan apo Jo PD ja do apo Jo Edi Rama ky eshte verdikti I Popullit dhe kush e kruan me popullin perfundon ne koshin e Plehrave te historise

    Përgjigju
    • Tarasi: 13/08/2019 22:34

      Te është premtuar ndonjë vend pune në bashki? Si mund të jetë një drogaxhi kryetar bashkie? Populli voton edhe një gomar po te jetë kandidat... Populli voton siglën e partisë si bagëti jo personin i cili kandidon... Kjo edhe shumë e shumë të tjera i kemi peshqesh nga politika shqiptare... Politikanet shqiptarë për 30 vjet rresht janë treguar më te poshtër se xhaxhi

    • Moni: 13/08/2019 22:15

      Nuk eshte keshtu o « Populli » se ka nje ligj per dekriminalizimin. Dhe nese Valdrin Pjetri ka genjyer eshte i shkarkuar automatikisht, nuk e shkarkon as Basha dhe as Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?