Gent Sejko

A ka mundësi ta thërrisni në interpelancë në Parlament guvernatorin e Bankës së Shqipërisë?

20 Korrik 2023, 19:51| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 19:52

  • Share

A ka mundësi ta thërrisni në interpelancë në Parlament atë guvernatorin e BSH? Se boll bën interesantin në konferenca shtypi ku nuk thotë asnjë gjë me vlerë.

Të vijë në Parlament dhe të përgjigjet qartë, çfarë po bën Banka me kursin e këmbimit? Pse po e bën? Kush përfiton? Kush humbet?

Çfarë po ndodh me objektivin e BSH për stabilitetin e çmimeve, që po dështon në mënyrë spektakolare? Kush është impakti i parashikuar në ekonomi?

 Sa do vazhdojë kjo rënie e euros? Kush janë skenarët e parashikuar? Cilat janë planet e emergjencës dhe kush janë parametrat që të aktivizohen? Cilat janë parashikimet afatshkurtra afatmesme dhe afatgjata etj etj?

Pyetje konkrete me përgjigje konkrete.

Po na e vrasin ekonominë para syve  dhe askush nuk thotë gjë e as nuk mban përgjegjësi. Janë mësuar rehat nëpër konferenca shtypi me tekste të gatshme monotone.

Thirren aty në Parlament të raportojë se e ka për detyrë. Ta shikojnë gjithë shqiptarët fytyrën, përgatitjen dhe punën që ka bërë deri tani. Të marrin vesh dhe kush po ua shkatërron ekonominë e kë po përdor.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 21/07/2023 00:02

    Po kush ta therrase se, jane te gjithe te kapur. Kane vajtur cmimet me shtrenjt se ne Europe, nderkohe pagat jane sa cereku...

    Përgjigju
  • Mario: 20/07/2023 21:07

    jane qylet e drekave falas nga azhbr ato qe nuk i lene cmimet te bien, jo per faj te bsh

    Përgjigju
  • Ben: 20/07/2023 21:01

    E vertete,deshtim me çmimet e konsumit,ushqimet jane me te lartat ne rajon,dhe se ne Greqi dhe Itali.Shteti rri e sheh,banka eshte ne gjume letargjik,ekonomia futja kot,costo jeteses shume e larte.Njerzit punojne vetem per te ngrene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?