O Sali, a të ka përkëdhelur njeri në fëmijëri?

27 Shkurt 2019, 16:58| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 17:09

  • Share

Nuk përtova dhe u hodha një sy gjithë profileve të tyre personale në rrjetet sociale. Shumica kanë llogari në Twitter ku rrallë e për mall postojnë dy rreshta reagime por që trondisin me vlerësimet ose reagimet e tyre.

Sikur një moment të vetëm shumica e tyre të kopjonin këtë tonin, do bëhej thagma. Imagjinoni sikur ish presidenti amerikan George W. Bush të shkruante si Sali Berisha çdo dite ne facebook për vjedhjet, perdhunimet, shitjen e drogës apo vrasjet ne Amerikë?

7 lajme në çdo sekondë dhe Amerika nxihej, qytetaret amerikanë do aplikonin per llotarine shqiptare e do vinin te lanin pjatat ne restorantet e Korçës. Sikur ish kryeministri britanik John Major te qendiste lajmet ordinere qe ndodhin ne ishullin ku jeton, aq sketere do dukej jeta angleze sa çunat e Liverpulit do vinin te shisnin kokainë nëpër rrugët e Krumës së Hasit të Kuksit. Madje edhe Silvio Berlusconi te ishte aq aktiv sa Saliu, kurvat e Pescaras do vinin të palloheshin rrugicave të errëta të Shëngjinit...

Dialektika e komunikimit publik virtual te Sali Berishes ka brenda saj mallkim, brengë, xhelozi dhe mënxyrë. Neper rreshta e fjali gjen vetëm sharje, inate, vajtim, ofendime. Një burrështetas 80 vjeçar flet pak, rrallë, i bie kambanës fort dhe i peshon fjalët që nxjerr nga goja apo tastiera e kompjuterit.
Ishte student i mjekësise, u bë pedagog, mjek, u anetaresua ne Partine Komuniste, i gjeten edhe shtepi edhe nuse ne mes te Tiranes, u be president republike, lider opozite, kryeminister vendi, deputet pa limit por kurrë nuk u ndje i lumtur.

Shkoi ne OKB, ne Shtepine e Bardhe, ne NATO, në Bashkimin Evropian, udhetoi ne çdo kontinet, ka pasuri pafund, ka dy femije, eshte berë gjysh, ka niper e mbesa por kurrë nuk bezeqeshi i lumtur.

Çfarë e mundon dhe çfarë i mungon?

Sot ne zgrip te moshes duhet te ftohej ne universitetet prestigjoze te mbante leksione mbi demokracine dhe lirinë. Duhet te ftohej ne organizmat nderkombetare te jepte ide e kontribute. Duhet te shkruante editoriale nje here ne 6 muaj per çeshtjet e rajonit ne mediat kualitative nderkombetare por...por si grua e keqe e përdalë merret me fëmijet e kundershtareve, me familjet, me vjedhjet e ushqimoreve, me masturbimet e adoleshenteve, me pijanecët e mejhaneve, me fatorinot e linjave urbane.

Më thuaj o plak, o burrë, o rrob i Zotit, më trego çfarë të mungon e të mundon?

E di që u linde e u rrite në Viçidolin e pasur me pemë e me ajër të freskë, në Viçidolin e varfër me tavolinën bosh pa bukë. Nuk kishe bukë por a kishe dashuri?
Nuk kishe dhallë por a të këndonte ndokush ninulla në djep? Nuk kishe pelena pë të veshur por a të përqafonte dikush? 

Nuk kishe radio a libra por a të tregonte njeri përralla? Nuk kishe dritë por a të puthte dikush te syri?

Fëmijëria jotë ka qenë një brengë e hirtë dhe unë e kuptoj sa herë që flet dhe shkruan. Ti vuan sepse nuk i riparon dot vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës dhe mallkimet, vrasjet, fyerjet i përdor si lodra. Ato lodra që të munguan kur duhej te formoheshe. Gjithësesi ti nuk na e prish dot lumturinë tonë kolektive. Ne të tjerëve na kanë puthur qysh fëmijë dhe vazhdojnë të na duan edhe tani që po plakemi!

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Palla e Ariut: 01/03/2019 17:26

    Pse mereni me nje kerme si Berisha.Leni sorrat te vallzojne rreth tij

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/03/2019 17:21

    Jashtqitje Kombit Ka nje emer Berish

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/03/2019 17:18

    Saline vetem e kane pshurrur arinjte e maleve

    Përgjigju
  • Pa shume fjale...: 28/02/2019 23:38

    Nje gazetar francez ka thene dikur se: ÇDO KOMB MERITON ATE QEVERI (OSE UDHEHEQES) QE KA!

    Përgjigju
  • &&&: 28/02/2019 21:44

    Kanceri i shqiperise.

    Përgjigju
  • Tekbir: 28/02/2019 16:33

    Kte shkrimin sikur ta ket shkruar klodi lezhes gjate seancave sadomazokiste mbi vibrator.Tipike shqiptare sulm personal i pseudogazetarucit ndaj nje ish presidenti ish kryeministri e kryetar partie qe sado e shani po ju e keni zgjedhur dhe ja keni dhen mundesine te jet ky qe esht sot.Jo mua me kan dashur jo ty ste kan perkedhelur.Psikanalize pularie per me teper ka te paditur qe ju duket e mencur kjo brockulla qe ka pjell ky ketu.Nuk eshte sali berisha problemi por jane 3 milione salinj qe gelojne ne shqiperi secili prej jush aty ne shqiperi e kudo qe ka shqiptare eshte nje sali berisha ne perspektive po te ishte ndryshe do ishim komb i respektuar prej shekujsh gje qe ska per te ndodhur mesa shihet.

    Përgjigju
  • psikologu: 28/02/2019 15:27

    Kete me siguri duhet ta kene perdhunuar ne femijeri qe te kete kete sjellje sot. Nje traume qe kthehet ne agresivitet. Ndodh shpesh neper fshatrat e larget dhe ketu nuk perjashtohet edhe Vicidoli.

    Përgjigju
  • toni: 28/02/2019 14:56

    ben vaki e kan perkedhelur egersirat

    Përgjigju
  • Kosovari: 28/02/2019 14:43

    Salo po ju prit Mira Markoviq ne Rusi,Atje ju ka siguruar azilin politik, kete e ke fituar dhurate per miqesi qe kishe me Miloshin.Shkoni…!

    Përgjigju
  • erma: 28/02/2019 09:43

    Fatkesqesia e ketij kombi!!!

    Përgjigju
  • Tiku: 28/02/2019 03:54

    Por kur do vdese ky plere e kombit (Ssli Vicidoli)?atehere mund te shpetoj Shqiperia.Harojeni o popull te keni qetesi deri sa te jete ky gjalle.Prandaj lutjuni zotit te largohet sa shpejt nga kjo bot ky kriminel.

    Përgjigju
  • jola: 27/02/2019 23:16

    te lumte dora,sa bukur e ke shkruar

    Përgjigju
  • Tami: 27/02/2019 20:58

    Bledi, i ke thene te gjitha!!!

    Përgjigju
  • Korçari: 27/02/2019 20:50

    Çfare surrat i shpifur! Shiko si ke kantandisur o Sali Serbi, je deformuar komplet ne fytyre dhe trup keto 6 vjet. Edhe ne prag te vdekjes nuk po gjen paqe, dhe kurre nuk ke per ta gjetur, ti dhe familja jote, per krimet qe keni bere ndaj ketij populli te vuajtur.

    Përgjigju
  • votren: 27/02/2019 18:02

    Sakte!

    Përgjigju
  • Robshi: 27/02/2019 17:37

    Qëllove si kalama o mane...nuk ke as bythe as peshë specifike ti drejtohesh ti baces...do vijë dita...

    Përgjigju
    • Vasilika: 02/03/2019 05:57

      Burr shteti dhe trim deri në adhurim Sali Berisha.

    • erma: 28/02/2019 09:44

      bacen qe e beri lanet dhe plaku vet, dhe qe s ka bythe te shkije ne tropoje...

    • Ton Ton: 27/02/2019 18:07

      Do vije dita robshave se ska ku shko. Robshave si ti qe nga arusha rate ke Rogneri me 500 vjet qytetari te munguar. Robshave qe para se me zbrit ne Bajram Curr i ran komet ke Shallvaret. Ku mos ta abuzoni ju ket previlegj?

  • emigranti: 27/02/2019 17:25

    Artikulli me i mire i vitit.Bravo

    Përgjigju
  • Flamuri: 27/02/2019 17:10

    Bravo Bledi e ke qare!!! e ke godit tamam

    Përgjigju
    • peoples: 27/02/2019 20:45

      No koment..BRAVO

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?