A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?

16 Maj 2020, 16:31| Përditesimi: 16 Maj 2020, 16:32

  • Share

Pas Pandemisë do hapen të gjitha baret dhe restorantet. Besoj që në Shqipëri do ketë dyndje të madhe. Jemi shoqëri që e gjithë jeta sociale rrotullohet në 200 kafe ose tek gota e rakisë.

Rreziku s’do jetë shumë i madh nga Pandemi-ja, por nga PD dhe LSI-ja. S’do guxojnë të pinë birra mbi 6-7 veta së bashku sepse do u bashkohet me kamera Basha dhe Monika t’ju vjedh “kauzën”. Ku të shohim grumbullime do e shesin si miting të tyre.

Pasi kanë djegur, konsumuar dhe dështuar 7 vjet në çdo kauzë apo protestë, nuk i ka ngel asgjë tjetër vetëm tu vjedhin kauzat grupeve të tjera të interesit.

Vodhën Kalimashin dhe e dogjën.

Vodhën betonizomin e parkut dhe e dogjën.

Vodhën protestat e naftës dhe e dogjën.

Vodhën Astirin, dhe e dogjën.

Vodhën Republikën e re dhe e dogjën.

Vodhën pranverën kuqezi dhe e bën dimër.

Vodhën protestat e studentëve dhe i dogjën.

Vodhën lëvizjen thurja dhe e ç’thurën.

Tani radhën e ka loja me artistët.

Unë nuk besoj që Teatri do prishet.

Kam shkruar gjithmonë që Teatri është një konflikt artificial i stisur këto 7 vite si alibi për të mbuluar çështje të tjera.

Zhurma për Teatrin krijohet sa herë që Rama do të shkëpusë vëmendjen nga skandale ose kur bën marrëveshje me Bashën, si në rastin konkret që s’po ndryshojnë Kodin elektoral.

E kam monitoruar me kujdes, por çdo përplase tek teatri përkon me momente skandalesh të tjera.

Për shembull: Zhurma e parafundit, ishte kur Lul Basha deklaroi se nuk do dorëzoheshin 61 bashki pa kaluar mbi trupin e Lulit dhe Monikës. Atë mëngjes që pritej që 61 krye-bashkiak socialist të kalonin mbi Lulin dhe Monikën për të hapur bashkitë, po atë ditë Rama nxjerr 2000 polic tek dera e Teatrit gjoja sikur do e prishte. Dy trupat e Lulit dhe Monikës nuk u shtrinë atë ditë tek 61 bashkitë por tek dera “Teatrit”.

Si rezultat:

- teatri nuk u prish

- 61 çelësa bashkishë u dorëzuan

- policia kish dal kot tek teatri

- Mona dhe Luli ulur tek sediljet e grisura në sallë.

Pyetje: Vërtet mendoni ju se Mona-Luli vlersojnë “Teatrin” më shumë se 61 bashki?

Joooo, kurrë sepse ato 61 bashki do ndikojnë në zgjedhjet e 2021 dhe të ardhmen e tyre politike.

Thjesht të dy vrapuan tek “Teatri” sepse dorëzuan në heshtje pushtetin dhe ju duhej të aktronin diku tjetër sikur po luftonin kundër Ramës.

Sigurisht që populli është turmë dhe e ka të vështirë të kuptojnë 3 mashtruesit e shekullit në lojërat e tyre.

Ju do thoni: po çdo ndodh me Teatrin?

Mos u shqetësoni aq shumë. Ne u rritëm duke qeshur dhe duke qarë me rolet e Robert Ndrenikës.

“Prefekti Tironës Qazim Mulleti” s’mund të jetë vegla e komunistëve.

Unë e njoh prej dekadash legjendën e skenës dhe teatrit kombëtar, prandaj preferoj më mirë të jem spektator i këtij akti sesa të aktroj për një konflikt që artistëve u dhemb më shumë se politikanëve.

Në këto rrethana vlerësoj që ne spektatorët e ekranit dhe tatarit duhet qëndrojmë disi më të paanshëm në gjykim, madje mos duartrokasim maskat pa ja u parë fytyrën kllounëve.

Populli përpara se të mbroj ndërtesën e teatrit duhet të luftoj përpara godinës Gjykatës kushtetuese, prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bashkisë Tiranës, Gjykatës Lartë, “godinat” e së cilave janë rrënuar dhe po pushtohen çdo ditë.

Kësaj i thonë: “Të mbrosh tjegullat e çatisë kur themeleve të shtëpisë iu është vënë tritoli”

Fundja unë kam bindje absolute që teatrin nuk e do Monika më shumë se Robert Ndrenika....

Ajo në rininë e saj, s’ka shkuar kurrë në teatër sepse ngatërronte dramën me estradën.

Më pas kur u martua, nuk e frekuentonte as komedinë sepse e kishte plot shtëpinë....

Komento

Komente

  • O Kreshnik: 16/05/2020 17:40

    Robert Ndrenika ka shpirtin ke teatri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?