A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?

17 Korrik 2020, 12:20| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 12:30

  • Share

Përmes rrjeteve sociale, Ilir Meta ka njoftuar sot një takim tjetër që ka zhvilluar me Lulzim Bashën, i dyti për këtë javë. Përmes një frazeologjie të zgjedhur me kujdes, për t’i dhënë mesazhit rëndësi, Presidenti shprehet se ka marrë një sugjerim në mesnatë. Dhe ky mesazh e ka futur në mendime aq sa që pa gdhirë, siç thotë vetë, ka ftuar kreun e PD në takim.

Në thelb, tema e diskutimit që pranohet edhe nga ai vetë ka qenë një deklaratë e Partisë Demokratike e disa ditëve më parë. Kjo e fundit kërkon që ndryshimet kushtetuese të shkojnë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik. Më pas, Oerd Bylykbashi me Petrit Vasilin të japin ose jo konsensus për ndryshimet në fjalë.
Meta shfaqet i painformuar në këtë rast, apo sikur i kishte ‘shpëtuar’ ky qëndrim i PD dhe iu desh Basha që pa dalë dielli që t’ia përsëriste në zyrë.

Gjithësesi duket se Ilir Meta ka gabuar garën ku po përpiqet të hyjë. Me sjelljen e tij aktive, pa zgjidhur asgjë por vetëm duke pritur e përcjellë Lulzim Bashën, ai ka shtuar shumë pikëpyetje rreth rolit të tij. Mbi të gjitha. mënyra sesi po përpiqet të ndërhyjë në debatin politik është e zhbalancuar.

Kjo, jo vetëm pse komunikon veç me njërën palë dhe nuk bën asnjë ftesë për takim me palën tjetër, por edhe sepse këto takime po i organizon kreu i shtetit, që ka në dorë veç të caktojë datën e zgjedhjeve.

Por pse vetë Presidenti është i gatshëm gjithmonë që ta shkelë rolin e tij si balancues, që ia imponon posti që mban? Ilir Meta mund ta ketë të madhe dëshirën për t’u shfaqur si kryetar i një partie opozitare, por në fakt është President dhe garën e pushtetit të tij e ka në vitin 2022 kur i mbaron edhe mandati.

Ah po, harruam se Ilir Meta nuk ka ikur kurrë nga LSI. Sikurse në zgjedhjet e fundit, ku i sapovotuar si President mori flamurin e partisë dhe drejtoi fushatën elektorale nga mëngjesi në darkë…/ Javanews

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 17/07/2020 12:41

    Po te ishte pak i zgjuar do ta kuptonte qe edhe mosshkarkimi i tij u vendos pikerisht per ta perjashtuar ,qofte dhe perkohesisht nga futja ne zgjedhjet e 2021.me mire per te te jape doreheqjen per tu vene ne krye ose te pd ose te gjeje mundesine per ringritjen e lsi me emer tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?