Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësinë që ka lënë pezull punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore prej 2 vitesh, ku ai kishte përfaqësues zyrtar deputetin e Enkeled Alibeaj.
Basha tha se faktet flasin vetë nëse i kthehemi arkivave në media. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se propozimet nga përfaqësuesit e tij mbi votën e Diasporës, votën elektronike dhe listat e hapura janë bërë që vitin e kaluar. Nga ana tjetër Basha kujtoi se ka bërë dhe disa propozime të tjera, po që sipas tij, Rama i la pezull për hatër të Berishës.
Pyetja: A e ndjeni ju veten përgjegjës për këtë Pazar? Edhe ju e latë 2 vite me përfaqësuesin tuaj Alibeaj pezull komisionin, a jeni dhe ju përgjegjës?
Basha: Faktet siç janë në arkivin e çdo media serioze, që Komisioni Bipartizan i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka propozimet e Partisë Demokratike mbi votimin elektronik, votën e diasporës dhe listat e hapura. Gjithashtu ka disa propozime si heqja e imunitetit dhe granti për Kosovën. Rama për t’i bërë qejfin Berishës i la propozimet në harresë.
Basha tha se sipas tij, Rama bashkë me Berishën bën gjithçka që të mbyllin Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të krijuar pazarin okult 3+3, siç e quan ai.
Basha: Edhe krijuan pazarin okult 3+3 ku do dali pazari për të mbajtur mbyllur listat ditën e premte. Ne kemi bërë gjithçka që tu japim shqiptarëve votën e diasporës, votën elektronike por ata bën gjithçka që ta shkatërronin.
Lajmi kryesor:
‘Pazar me reformën zgjedhore’, Basha: Duan mbylljen e listave! Do ta kalojnë të enjten në Kuvend
M.Q./ReportTv.al