ish-lojtari i skuadrës katalanase Eric Abidal dhe kushëriri i tij Gerard në spital

Abidal poston foton: Mos spekuloni, mëlçinë ma dha kushëriri im

5 Korrik 2018, 14:05| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 14:11

  • Share

Pas informacioneve të zbuluara të mërkurën e kaluar nga “The Confidential”, në të cilën, referuar disa bisedave të përgjuara të Sandro Rosell, vihet në pikëpyetje ligjshmëria e transplantimit të mëlçisë nga Eric Abidal.

Fondacioni “Abidal” dhe Barcelona bënë deklarata të menjëhershme, në të cilat pretendohet se gjithçka në këtë rast ishte brenda ligjit, por këtë të enjte, ish-lojtari i skuadrës katalanase e mori fjalën në Instagram, ku bëri një deklaratë të vështirë dhe publikoi një fotografi shumë ndriçuese.

Në atë foto shihet kushëriri i Abidal, Gerard, në anën tij gjatë kohës së transplantimit. Ky është mesazhi i Abidal: 

Me publikimin e këtij imazhi dua të kërkoj respekt për kushëririn tim, Gerard, dhe ta mbroj nderin e tij. 
Unë publikisht denoncoj qëndrimin e disa mediave që vazhdojnë të vënë në dyshim ligjshmërinë e një ndërhyrjeje, që shpëtoi jetën time.  Mjaft, është e mjaftueshme! Unë kërkoj respekt për të gjithë ne, që kemi kaluar, ose po kalojmë një situatë të ngjashme.

Ish-lojtari i skuadrës katalanase Eric Abidal

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?