Bashkia Kurbin dhe KLSH

Abuzim me tenderin për ujësjellësin e qytetit, kallëzohen në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë Kurbin

21 Dhjetor 2021, 11:42| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 12:02

  • Share

6 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit janë kallëzuar penalisht në Prokuorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH njofton se ka ushtruar auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01 janar 2019 deri në  30 qershor 2020 dhe ka rezultuar se janë bërë sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç.

KLSH thotë se procedurat e ndjekura bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.

"Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal për gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal", njofton KLSH.

Kujtojmë se dje KLSH njoftoi se ka paditur në SPAK dy punonjës të Bashkisë së Dibrës, të akuzuar se kanë abuzuar me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?