Dy avokatët e paraqitur sot në seancë, Sokol Hazizi dhe Genc Gjokutaj të cilët mbrojtën Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj thanë se nuk ka asnjë provë ndaj Gjokutajt.
Sipas tyre është një vendim gjykate që është ekzekutuar, pra marrëdhënie civilo-juridike sipas tyre. Avokatët e kanë paraqitur këtë vendim gjykate para trupit gjykues. Është vendim i dhënë nga Dritan Caka në Gjykatën Penale të Tiranës. Kjo nuk ka ndikuar që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” derisa të sqarohet situata.
Pavarësisht pretendimeve të avokatëve dhe të pandehurit, Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në seancë duke pretenduar se është vendim i gjykatës i vitit 2021 që është zbatuar nga ana e Ministrisë së Financave. Pra sipas tij kanë zbatuar vendimin e gjykatës, nuk kanë bërë asnjë shkelje. Përreth 2 orë Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në gjykatë duke thënë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga Ministria e Financave. Të njëjtin pretendim patën edhe avokatët e Arlind Gjokutaj që thanë se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Pas konfirmimit të masës së sigurisë nga Gjykata, dy avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizi kanë shmangur komunikimin me median.
Lajmi kryesor:
Abuzimet te ‘Financa’, lihen në burg 2 zyrtarët dhe përmbaruesi: S’kemi shkelur ligjin, zbatuam vendimin e gjykatës! Gjokutaj mungon në seancë në spital për probleme me zemrën
G.MO//ReportTv.al