Erion Braçe

Politikë

Abuzimi me çmimet, Braçe publikon faturën dhe denoncon: Dateri s'lejohet të tregtohet, levreku s'kushton askund 50 mijë lekë! S’do t’iu vijë kush

30 Maj 2021, 18:22| Përditesimi: 30 Maj 2021, 18:47

  • Share

Abuzimet me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik denoncohen çdo vit. Një rast të tillë e ka denoncuar sot edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Ai publikon një faturë të një restoranti në rrjete sociale me 4 abuzime, si në çmim ashtu edhe nga ana ligjore. Totali i pagesës së faturës është një shumë jo e vogël, 347.50 lekë të vjetra. 

Në faturë vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje  e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe thekson se kjo nuk kushtoin askund kaq shumë. Shkelja tjetër ishte ligjore pasi fatura ishte e parregullt nga ana fiskale. Zv. kryeministri bën thirrje që të mos abuzohet me çmimet, pasi si pasojë ,numri i turistëve do të jetë i pakët.

"Mos e nisni me kemben e gabuar; Domethene me faturen e gabuar! 1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend; 2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke; 3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije; 4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush", shkruan Braçe.

Komento

Komente

  • Tutu: 31/05/2021 08:29

    Ishallah vjen ne pushtet ti o Brace legeni dhe vini dore mbi keto abuzime...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?