Këngëtarja Adele ka pranuar se është ndjerë e shkatërruar nga divorci i saj me Simon Konecki pasi kuptoi se ‘nuk e dinte më kush ishte’.
Teksa u shfaq në kopertinën e Rolling Stone, ajo ka rrëfyer se ishte shumë ndryshe nga personi që ishte përpara se të martohej, saqë ajo mori vendimin e vështirë për t’u divorcuar.
Adele, e cila kohët e fundit doli publikisht me të dashurin e saj Rich Paul, shtoi se beqaria e saj ndërsa jetonte në Los Angeles zgjati pak më shumë se ‘pesë sekonda’, pas përpjekjeve të dështuara të miqve të saj për ta nxjerrë atë në takime “blind”.
“Unë nuk e njihja vërtet veten”. Mendova se e njihja. Nuk e di nëse ishte për shkak të kthimit tim të Saturnit apo nëse isha me të vërtetë mirë dhe po shkoja në të tridhjetat e mia, por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha. Unë vërtet nuk e njihja veten. Mendova se e njihja. Por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha”, tha ajo.
Duke folur për fundin e martesës së saj ajo tha.
“Më bëri shumë të trishtuar. Pastaj, me kaq shumë njerëz që unë nuk i njihja dhe që e dinin se gjërat nuk funksionuan… më shkatërroi.
“U turpërova. Askush nuk më bëri të ndihesha e turpëruar, por ndihesha sikur nuk kisha bërë një punë të mirë”, tregoi Adele, e cila bëri rikthimin e saj në muzikë me këngën “Easy on me”, që deri tani ka rezultuar një sukses i vërtetë.
Adele rrocka
Përgjigju