Adriatik Llalla

Adriatik Llalla kërkon që dosja e tij të gjykohet nga Gjykata e Tiranës, Gjykata e Lartë e rrëzon

19 Shkurt 2021, 14:44| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 15:08

  • Share

Gjykata e Lartë ka gjetur kompetente Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Adriatik Llalla kërkoi përmes avokatit të tij që dosja e tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dhe tani e tutje do të hetohet nga GJKKO.

Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.

Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?