Foto ilustruese

Aeroporti Ndërkombëtar 'Nënë Tereza' liston 11 fluturimet e konfirmuara për nesër

15 Janar 2021, 19:44| Përditesimi: 15 Janar 2021, 19:47

  • Share

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka listuar 11 fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme.

Përmes një reagimi në rrjete sociale TIA sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Ndërkaq theksohet se maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese", thuhet në njoftimin e aeroportit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?