Kronikë

VIDEO/ Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Genc Ruli del nga SPAK dhe pritet me britma nga qytetari: Je koka e krimit të Sali Berishës! Janë thirrur sot edhe Imami e Gjunkshi

27 Shtator 2022, 10:16| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 17:02

  • Share

TIRANË- SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ndërkohë sot janë thirrur për t'u marrë në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.

Pas qendrimit në SPAK për më shumë se 60 minuta, ish-ministri i PD-së, nuk pranoi që të prononcohej për gazetarët. Por qetësinë e daljes së tij nga SPAK, e prishi një qytetar i cili me zë të lartë fyeu ish-ministrin e Ekonomisë, duke i cilësuar si 'koka e krimit të Sali Berishës'. Ky hetim po ndiqet nga prokurorja Enkeleida Millona e cila ka regjistruar hetimin për veprën penale të pastrimit të parave.

Më herët në SPAK kanë dëshmuar dy ish ministrat e mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa një ditë më parë dëshmoi edhe ish gjenearli brigadës Vladimir Qirjazi i vetmi që kundërshtoi procedurën e privatizimit dhe e pësoi duke u përjashtuar nga Forcat e Armatosura. Qirjazi para medias tha se kërkesën për të firmosur një procedurë që ai e cilësonte të paligjshme ja kish bërë eprori i tij asokohe ministri Gazmend Oketa. Ai një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.

Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere? 
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.  Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. 

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 11:18
VIDEO/ Genc Ruli lë dyert e SPAK, qytetari shpërthen në ulërima: Je ‘koka e krimit’ të Sali Berishës

 

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, si person që ka dijeni për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, Genc Ruli është përballur me një situatë të paprecedentë. Një qytetar ka shpërthyer një fyerje ndaj tij duke e akuzuar, si ‘koka’ e krimit të Sali Berishës.

O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës.’- u shpreh qytetari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 28/09/2022 07:24

    BRAVO I QOFTE ATIJ QYTETARIT QE E SHAN RULIN SI KOKE E KORRUPSIONIT,,,SE KOKE TE KRIMIT KEMI SALI KERMEN DHE ILIR FLORIRIN..

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2022 00:42

    Xhemal Katunari,Hunde-Pinoku dhe Koke-Opinga qe u thirren sot e kane pak akuzen per /pastrim parash/.Duhet shtuar:korrupsion,pervetsim me ane te mashtrimit,tjetersim i nje prone shteterore me qellim perfitimin,presion ndaj zyrtareve per te firmosur,fallsifikim,shperdorim dhe abuzim posti dhe funksioni,shkelje flagrante e ligjeve te shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • ari: 27/09/2022 12:42

    ruli dhe imami kane firmosur..keta te dy duhet te shkojne ne burg. perfituesit e vertet skane hedhur firme por asnje ska per te vajtur ne burg,se keta jane bashk te gjithe.

    Përgjigju
  • Likja: 27/09/2022 12:01

    Hajdutet thiren ne spak per te deshmuar per hajdutin

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/09/2022 11:34

    Bejne sikur punojne qe faqe botes SHBA-BE te justifikohen për tërë pi(u)sllëkun e krimit shtetëror 30vjeçar.

    Përgjigju
  • turi: 27/09/2022 11:22

    ARRESTONI TE GJITHE,,TE PARET ARGITEN,,MALLTEZIN.,SALIUN..,,DHE PASYAJ TE TJERET,,MEDIUN,,RULIN,,,ETJ....

    Përgjigju
  • Noke Topanxha: 27/09/2022 11:07

    Ma merrni kete hundepatelxhanin, ose drurin e arres, dhe futeni brenda, sekuestrojani te gjitha, se kur ishte minister, nuk la gje pa vjedhur. Ah harrova fusni edhe ate te nendetses 105 qe "Trembi Ruset". Litari per te gjithe keta eshte pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?