Ilir Beqaj

Kronikë

Dosja ‘Sterilizimi’, shtyhet për më 2 tetor gjyqi në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

18 Shtator, 11:36| Përditesimi: 18 Shtator, 13:20

  • Share

Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen ‘Sterilizimi’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për akuzën e "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal është shtyrë përsëri.

Beqaj dhe avokatët e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimor të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë.

Në gjyqin e sotëm Beqaj pretendoi se prokuroria nuk e ka njoftuar kurrë për akuzën e vjedhjes, por vetëm për shpërdorim detyrë.

Ai deklaroi se për këtë arsye, çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme.

“Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre. Edhe për njoftimin e akuzës duhet të paguajmë, s’është puna tek vlera se është qesharake, por them si logjikë, tha ai.

Seanca e radhës do të mbahet më 2 tetor, ora 10:00

Beqaj do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga trupa gjykuese Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.

Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes "SASPAC", ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?