Emigrantët nga Bangladeshi

Kronikë

Afganë në Qytetin Studenti? Lajmi 'fake' që qarkulloi në portale, janë emigrantë nga Bangladeshi! Për nesër të planifikuara dy fluturime Kabul-Tiranë, por s’janë të sigurta

21 Gusht 2021, 19:40| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 21:57

  • Share

Për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit vijon të mos jete nisur avioni me emigrantë afganë që do të strehohen në Shqipëri. Për ditën e nesërme janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s'është e sigurt pasi të njëjtat planifikime janë anuluar edhe ditë më herët si pasojë e tensioneve të krijuara nga talebanët të cilët kanë "pushtuar" Afganistanin.

Ndërkohë këtë pasdite një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë. Lajmi është i rremë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata janë emigrantë nga Bangladeshi dhe se kanë shkuar pranë godinave të qytetit studenti pasi kanë ngatërruar hotelin. Policia i ka shoqëruar për të kryer procedurat e nevojshme.Të fotografuarit janë punonjës sezonalë nga Bangladeshi.

Prej së hënës deri ditën e sotme ishin planifikuar fluturime nga Kabuli drejt Tiranës për të sjellë qytetarët afganë por ato janë anulluar.

Në një intervistë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, ndërsa grupi i parë i afganëve që do të vijnë do të jetë prej rreth 300 personash.  Përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". 

Shqipëria është në mesin e 12 vendeve që kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë. Kurse të paktën 14 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë për shtyp. Blinken tha se afganët që mund të përfitojnë nga statusi i refugjatët nuk kanë kaluar ende procesin e kontrollit për t’u vendosur në SHBA dhe do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kanada, Kolumbi, Kosta Rika, Kili, Meksikë, Poloni, Katar, Ruandë, Ukrainë dhe Ugandë.

Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Edhe diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.

Komento

Komente

  • Qwert: 22/08/2021 09:08

    Shteti Ngeli duke siell sirjan edhe afganistan’ po ndonj moldave nuk do na sillni se vdiqem fare..haha

    Përgjigju
  • arben: 22/08/2021 07:21

    Paskan ardhur sklleverit me femije. Me femije ikane ardhur se i fusin edhe ata ne pune. E kush do i kontrolloje. Vendi ska as sindikata. Po sikur punedhenesit ti paguajne ne rrogen e detyrueshme minimale, se aty synohet. Keshtu shqiotaret qe kishin shprese per rritje pagash, me ardhjen e bangladeshasve do shohin ulje pagash. Pse? se punedhenesi do i thote shqiptarit do te vish ne oune me kete page qesharake? Jo thote shqiptari. ska gje nuj e rruj per ty se kam bangladeshasit, afganet qe i ounesoj edhe me gjysmen e rroges minimale. Ata jan te urte dhe ku do ankohen?!

    Përgjigju
  • Astrit: 22/08/2021 07:15

    Para se te mereshin keto gra me femije nga Bangladeshi A nuk kishte shqiotare nga Kosova Meqedonia, Mali i Zi per te punuar ? Dihet qe pagat ne rajon jane te njejta dhe punetoret shqiotare mund te gjendeshin kollaj nga keto treva. Pse dulheshin mare keto me femije? Po femijet ku i lene kur punojne apo ose rrugeve ose ne punishte me vete.

    Përgjigju
  • Alb: 22/08/2021 06:58

    Vtm ne fund te ketij viti do ken hyr nja 10 mij bangladeshas me kontrata pune keshtu qe ata pak shqiptar qe prisnin ate 5 % e rritjes se rroges ti harrojne per nja 10 vjet ekonomia do eci mbrapa te rrojn skllavopronaret te tjeret le te ikin si puna ketyre.

    Përgjigju
  • Lexues: 22/08/2021 06:23

    A qenka ne rregull puna atehere

    Përgjigju
  • Fadil: 21/08/2021 22:34

    Nese i madhi Rama dhe ciraku i tij Erion jane merzitur nga ky "fake lajm" Policia ti arrestoje menjehere autoret! Jazek ato qe prishin qetesine e udheheqesit.

    Përgjigju
  • Miti: 21/08/2021 21:08

    Shqiptaret shqetesohen per 3 mije afgane qe do vijne perkohesisht por nuk shqetesohen per disa dhjetra mijera bangladeshas qe po hyjne pa u ndjere ne Shqiperi me bekimin e larposhtersise se tij Ed Rama i pare.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/08/2021 18:05

    Në fakt në Qytet Studenti eshte zona me e afert me ambasaden amerikane bashke me Saukun! Prandaj aty duhet jetë porta hyrese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?