Agjentët e BKH nën monitorimin e BE e SHBA për dy vite

25 Dhjetor 2019, 12:16| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 13:17

  • Share

TIRANE- Pas ngritjes së SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila do të jetë FBI shqiptare do të rekrutohen dhe monitorohen për dy vite nga ekspertët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Report Tv mëson nga burime pranë Kwshillit tw Lartw tw Prokurorisw se prej disa ditësh që nga shpallja e kushteve për të kandiduar në BKH ka pasur interes dhe ata janë duke diskutuar me kreun e SPAK për të nisur nga puna.

Sipas ligjit për strukturat kundër krimit dhe korrupsionit miratuar afro 3 vite më parë  në dispozitat kalimtare pas krijimit të SPAK dhe BKH përcaktohet se:

"Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni I Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 25/12/2019 15:50

    Nuk jane te mjagtueshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?