Agjenti doganor zyrtarisht i pandehur! U mor me celularin në timon dhe shtypi dy gra dhë fëmijën 4 vjeç!

1 Nëntor 2019, 14:19| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 15:07

  • Share

TIRANË - Aksidenti horror i ndodhur në fshatin Kapshticë të Devollit, ku humbën jetën dy gra dhe një fëmijë 4 vjeçar, ka përgjegjës Olsi Belortajaën, agjent doganor në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, i cili më 30 qershor 2019 drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l.

Anjeza Goni, 32 vjeç, Vamira Çuko 34, dhe djali i saj 4-vjeçar Semi Çuko, i cili për dy javë nga tragjedia do të festonte ditëlindjen, u përplasën për vdekje nga makina, ndërsa Olsi Belortaja, u largua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë. Hetimi i kësaj çështje ka zgjatur tre muaj dhe është menaxhuar nga prokurori i Korçës Julian Kristo, i cili ka dërguar dosjen në gjykatë, ku i pandehur është marrë Olsi Belortaja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 30 qershor 2019 rreth orës 18:30, Olsi Belortaja ishte duke qarkulluar si drejtues me automjetin e tij të markës Benz me targë KO7750B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht. Në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë  Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko. Në këtë vend, Olsi Belortaja ka ulur kokën për të kërkuar celularin dhe si pasojë automjeti ka humbur kontrollin  dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur të miturin Semi Çuko, që ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që ka humbur jetën më pas.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja, ka zbritur nga automjeti një person që kishte pasagjer, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas është njoftuar Policia e Shtetit, që në ndjekje e sipër ka diktuar makinën në fshatin Cangonj dhe i ka bërë me shenjë që të ndalonte, por ai ka vazhduar ndjekjen dhe është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Rrugore. Në vendin e aksidentit janë mbledhur shumë persona, të cilët u ndodhën rastësisht në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë dërguar viktimat nga aksidenti për në Spitalin Rajonal Korçë.

Olsi Belortaja dhe dy viktimat, Anjeza Goni e Vamira Çuko

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ggg: 01/11/2019 17:16

    Per mendimin tim te mos denohet fare, ne menyre qe familjaret e te ndjereve ta masakrojne kete qelbesiren zgjebarake......

    Përgjigju
  • Burg: 01/11/2019 14:38

    Denojeni me burg sikur ti ket vra me arme. Mir qe i shtypi Po edhe iku nuk ju dha ndihme . Burg pa meshir ketij krimineli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?