Agron Duka

Politikë

Agron Duka apel për të gjithë në opozitë: Të bashkohemi për zgjedhjet lokale, interesat politike duhen lënë pas

25 Shtator 2022, 16:26| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 16:27

  • Share

Deputeti Agron Duka, drejtues i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka apeluar sot për të gjitha palët që përbëjnë opozitën në vend që të bashkohen në një front për zgjedhjet lokale. Duke iu përgjigjur një thirrjeje të drejtuesve të PD në Mirditë, Duka tha se bashkimi është vullneti i të gjithë demokratëve.

“Kam ndjekur me vëmendje qëndrimin e demokrateve të Mirditës, të shprehur nga z. Alfred Duka, i cili nuk sintetizon vetëm vullnetin e tyre për bashkim përpara zgjedhjeve vendore brenda radhëve të Partisë Demokratike, por edhe një kambanë alarmi për opozitën në të gjitha grupimet e saj, pasi zgjedhjet vendore janë pak muaj larg dhe koha nuk pret.  Përtej pakënaqësive midis palëve brenda PD-së, është jetike për vendin që ky ngërç të tejkalohet sa më parë në forcën  kryesore të opozitës,  sepse ndërkohë që ne nuk kemi nisur ende organizimin, Partia Socialiste e ka nisur fushatën.  Përsëritja e gabimeve të së shkuarës do të ishte edhe më fatale, pasi qytetarët më shumë se kurrë, kanë nevojë të përfaqësohen nëpërmjet opozitës në institucionet e pushtetit vendor, sepse është e qartë për të gjithë që kjo mazhorancë nuk ka asgjë për të ofruar dhe vetëm çorganizimi ynë, lejon qëndrimin e saj në pushtet”, deklaroi Duka.

Duke nënvizuar edhe një herë mbështetjen për ndaj qëndrimit të demokratëve të Mirditës, Duka tha se ky vullnet duhet të përhapet në gjithë Shqipërinë.

“Inkurajojë gjithashtu të gjitha forcat opozitare të organizohen një orë e më parë, për të gjetur pikat e bashkëpunimit, të bazuara mbi vlerat e përbashkëta dhe ambiciet për të përfaqësuar sa më mirë qytetarët shqiptarë, duke i dhënë fund monopolit antidemokratik të mazhorancës aktuale moniste.  Si një politikan me një përvojë të gjatë, që në asnjë moment nuk kam vendosur interesat për pushtet mbi qëllimet e përbashkëta, ndjejë përgjegjësinë qytetare që të hedhë një hap në drejtim të bashkimit të opozitës në funksion të zgjedhjeve vendore, duke mbështetur rezolutën e demokratëve të Mirditës si një platformë që i vlen të gjitha partive opozitare”, është shprehur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Sa i përket thirrjes së disa prej demokratëve të Mirditës, duhet nënvizuar se ata shprehin nevojën urgjente për të ndryshuar situata në këto kushte të jashtëzakonshme.  Ata kërkojnë thirrjen e një tryeze politike në përbërje anëtarëve të PD dhe të intelektualëve demokratë mirditorë për të realizuar disa hapa drejt bashkimit.

“Mënyrën e bashkimit dhe unifikimit të gjithë forcave të PD Mirditë, përtej ndasive që ka prodhuar kriza politike në qendër, e reflektuar edhe tek ne. Gjetjen e formave dhe mënyrave për tu përgatitur dhe mobilizuar për fushatën zgjedhore vendore. Domosdoshmërisht, dalja me një kandidat të  vetëm të PD,  nëpërmjet mënyrave demokratike të përzgjedhjes.  Heqjen dorë nga konfliktet politike brenda radhëve tona, veçanërisht nëpërmjet parullave përçarëse shumicë-pakicë. Heqjen dorë, nga çdo lloj komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale për njëri tjetrin, deri në përfundim të fushatës zgjedhore. Çdo demokrat që do ta thyejë këtë pakt, do të konsiderohet bashkëpunëtor i regjimit, pavarësisht justifikimeve personale. Përzgjedhjen në mënyrë demokratike me përfaqësim ose drejtpërdrejt nga anëtarësia të një Shtabi Elektoral për periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve lokale”, janë disa nga kërkesat e demokratëve të Mirditës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Martini: 25/09/2022 16:52

    Mirë Klani Duka Alla Agron e Armando me klanin Alla Sali e Zemun që tash 30 vjet çfar si kanë bërë këtij vëndi për t'a zhbërë si komb e si Shqipëri e për t'a quejtur Sërbi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?