Agron Gjekmaraj: Kronika e verës rikthehet për të kujtuar miqtë e në paqe me 'armiqtë'

2 Gusht 2022, 18:53| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 19:05

  • Share

Njëri prej miqve të mi më të dashur Bardhyl Londo nuk është më mes nesh. Aq serioz në mendime dhe në të shkruar sa dikush që nuk e njihte mund të besonte se ai qeshte pakez kur në fakt e kishte shijen e humorit tejet të theksuar.

Me yshtjen e tij të fisme prej vitesh në verë sidomos po ndonjeherë edhe në stinë të tjera,fillova një rubrike satirike titujt e së ciles dominoheshin nga togëfjalëshi "kronikë e veres" për të trajtuar fenomene e emra të dites nën spikamen e gazit.

Pa e pyetur e bëra krypersonazh  të tyre, një gjykates të eperm nëse unë isha scribi per gjatë udhetimit tonë në të perditshmen!?!

Në merak, disi rrija derisa diten tjeter subjekti botohej print e telefoni binte dhe në anë të tij degjohej hukama bujare e poetit ! I bindur që do ma marrë per ters kaq shumë seriozitet me poezinë e tij po i themi se ende je në kronike në te njëjtin rrol se vetë na ke thënë që:

VETEM ITAKA MBETET

Kanë nderruar anijet.S'janë më si te Odiseut.

Kanë nderruar dashurite.S'janë më si

të Manelaut.

Grate ndyshe janë. S'i ngjajnë më Helenes.

Dhe prape do të nderrojnë në shekujt

parpararendes.

Vtem Itaka mbetet.

Itaka të femija Itaka të gjeniu

ajo, e perjetshmja,

ëndrra

dashuria,

jeta,

vdekja:

Itaka-vete njeriu.

Një natë vere me Ismail e Helena Kadarenë. Si gjithmonë të dashura bisedat  me ta dhe pse mjeshtri nganjëherë duket sikur vetem e sodit boten pasi ka thënë gjithçka per thelbin e saj per të rikonfirmuar vetveten  permes heshtjes mbi të.

Duke rremuar diku dora me kapi një bllok ngjyrë blu, me kuadrate plot me poezi  diku  të periudhes 1991-1993 të shkruara nga Edmond Rushaj , djaloshi rebel e imcak nga Bajza e Kastratit i lindur për të bërë poetin e që shpejt bëri emigrantin në Amerikë permes një a disa profesionesh nuk e di, i sigurtë që poeti aty është mes tyre bashkjetues pa nevojë çertifikimi me ndonjë diplomë qoftë edhe dafinash.

Në Tiranë bën vapë e madhe atë që malesoret e therrasin sushë. Por  ju sic thotë Italo Calvino nuk i vlerësoni shtatë apo shtatëdhjetë e shtatë mrekullitë e një qyteti, por përgjigjen që ai i jep pyetjes suaj. Nuk e di sa kryqyteti jua kthen.

Sheh njerez që e sfidojnë zhegun me vetëdijen që ky është halli më i vogel. Çdo ditë e natë bombardohen me lajme të cilat kanë qellim t'jua relativizojnë hallet e tyre.

Miku im hebre është shfaqur prapë në qytet. Disa mendonin që ishte fshehur perfundimisht nga frikerat e shekullit dhe koprraclleku i vet por jo befas aty ketu qet koken duke krypur mend qysh mund të shkojnë punerat mbroth e vatani të gjejë begati.

Me ç'thonë në jugun e skajshem sezoni veror duket i vaket. Njerzia me aq lek sa duhen aty per 24 orë kalon një javë gjetkë!

Unë e kam futur koken në Qerret ca ditë ku edhe ketu vaniteti njerzor gjen format e veta të shprehjes, herë hapur e herë i kamufluar. Edhe Saliani ka ikur prej ditesh , nuk dihet ku e ka mbajtur kalin. Po shyqyr, se ka një gojë ai që më mirë të rrasesh koken në qenef se të hysh në të tijen. Pu pu pu se ç' thotë për të ngratin Lul.

Si do jetë Shqiperia neser duket tek femijet sot! Shënjat nuk janë aq entuziaste. Qerratenjet e vegjel flasin vetem per pasuri të prinderve, vila a pushtet permes të cilave duan të vendosin hierakinë dhe imponimin social sot mes tyre.

Dy prej tyre me terhoqen vemendjen per sigurinë e tyre me shumë se per te foluren me th.

Teksa ziheshin me të rritur per një bela fushë futbolli. Një burrë për ta larguar me lezet i thote ik nga ketu se të bertet deputeti!! Ai kryelartë ja pret e "kuth e than thythen "(e kishte fjalen per nje gje tjeter) per deputetin. Fjalë ari, fjalë me mend mendova, e kush?  Askush ketu të gjitha i ka në dorë ai.

Babua ka hapur luftë të madhe me Meten. Ky i thotë spiun , majmun, sapun, ai i pergjigjet shpifes, zullap, trap ! Një zot e di si do vejë kjo mesele.

Zjarret ndizen gjithandej dashtë zoti nuk i djegin karriken Nikos se do jetë trishtim i madh. Niko është i vetmi që shkarkon gaz mbi fytyren e thartuar të Tezes. Ja sot në keto kohë të zymta kur lajme të serta ja behin në kufijtë verior shef shtabi të ushtrisë nuk vë një me mbiemer ariu, bisha, ujku,  por as më pak e as më shumë po një me mbiemer Kingji. Nejse urime e me krahë të lehtë gjeneralit me mbiemer kaq paqesor, po kjo sdo të thotë që ushtria jone do të sillet si dele në rast furie. Goran thonë është po ishalla nga ata që e quajnë atdhe të vertetë Shqiperinë e nuk kerkon  pasaportë bullgare. Njerzit vriten ngado e me shumicë si pa te keq, në rrugë a në plazh.Edhe sot një femije në plazhin e Himares. Sa dhimbje!!'

Shyqyr që erdhi gushti e u mbyll parlamenti. Nuk durohej me pamja e Ulsi Manjes, gjëmes në fakt. Të kepuste shpirtin, aty si kukudh. Harrojeni pamjen e tij shënd e verë, gazin plot buçimë e llaftar, gojen vesh me vesh dhe fjalet plot poezi. Sytë si bëjnë më dritë. Erresira e ka pllakosur. Bela iku , u ngjit lart në krahun e djathtë të Babos si shën Pjetri. Ulsiu mbet në tokë ! Më mirë të zbresë në sallë ng shtatori e të shuaj mallin duke kqyrur perballë e duke kqyrur filxhan me Shalsin.

I vetmi që nisi pushimet i lumtur është Tao i cili paqe e gjumë  në atë foto historike gjet në kraharorin e Babos në ahengun që PS organizoi në sheshin Skenderbej. Madje desh të thithte edhe pak sisë po Babo e shtyu me aq se gjithë qumeshtin aty e kishte rrufitur Damua.

Ministrushet tundeshin lehtë, më lehte se flladi, në një kercim të pa tepri siç ditë  e selametit kerkonte.

Presidenti i ri Bajram ose Bake xhani siç e therret Babua nuk duket rob i keq. Një ditë do ti vete per kafe e një raki skrapari. I duhet ca kohë sa të besojë që është ai i pari në rang por çdo punë do ditet e veta. Babon e sheh në sy me mirnjohje. Me dt 28 per hater të tij doli edhe në shesh si militant. Tani bisedat behen me celular dhe ndonjë duhet ti mesoje Bakes që nuk është e nevojshme të pozojë me receptor në dorë.

Dreka me zevendes liderin Mulin me shijoji shumë megjithese ai pat më pas ca të prera barku që e penguan ndoca ditë të merrte pjesë në revolucion. Ushetimat e atyre gotave me verë safi që ndesheshin  do të degjohen në vjeshtë  per të lënë pa gojë e mend të madh e të vogel. E ne fund ashtu siç Henry Miller na kujton udhetoni gjatë kesaj vere sepse " destinacioni juaj nuk është kurrë një vend, por një mënyrë e re për të parë gjërat"

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?