Agron Gjekmarkaj: Demokratët janë sot siç i do armiku, këtë nder ua bënë Basha dhe Berisha

12 Dhjetor 2022, 08:39| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 08:42

  • Share

Prej kohësh kam marrë një vendim për të heshtur të cilin po e thyej sot nga trishtimi i një dite që përkujtohet si festë. PD festoi dy herë gjatë kësaj dite themelimin e saj. Njëherë edhe rithemelimin kah fillimi i mbrëmjes. Personalisht mora pjesë në “festen” e parë atë më të voglën, e cila edhe tallet, përqeshet e sulmohet.

Po e filloj nga aty. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre shume njerëz me kontribute në PD , shumë prej atyre që s’kanë përfituar kurrë asgjë, as poste e as lek se me këto matet suksesi në Shqipëri. Sigurish përfituesit nuk munguan. Mbase dhe ne që u bëmë deputet jemi të tillë. Shumë prej tyre se kanë parë lidhjen me PD si çështje të ngushtë të interesit personal ndonjë veç si të tillë e ka parë. Dikush më pa shtrembër se kam kërkuar që Lulzim Basha të mos rikthehet më, të mos thërrasë njerëz poshtë e përpjetë duke i gënjyer që gjërat do të ndryshojnë shpejt.

Se në Maj apo Shtator do ndodhë një gjë dhe e drejta si gomari ngarkuar do kthehet në shtepi. Asgjë nuk do të ndodhë. Basha lejoji që të ishte një kukull në duart e Sali Berishës! Një depersonalizim i papranueshëm për një individ që ka ëndërruar të qeverisë Shqipërinë. Basha administroi një parti të madhe, me mbështetje dhe u mund në çdo beteje dhe nuk bëri beteje as kur duhej, ndado që i erdhi nga jashtë e nga brenda. Edhe betejën me Berishën shpresoi që t’ia bënin të tjerët deri në fund. Madje dhe tani i duket mundim i madh dhe i ikën si djalli temjanit.

Sot PD “zyrtare” është pezull me grup parlamentar e ndjekës dhe askush nuk merr përsipër ta prese nyjën gordiane, të bëjë divorc politik me Lulzim Bashen ( jo njerëzor) e të fillojë jetën politike. Basha me gjasë po pret të kthehet të marrë një gjë e cila nuk do të ishte aq e vogël nëse ai nuk e nëpërkëmb për ambicie personale. Ajo që pretendon të marrë ai do jetë në fund një vulë e me të ne xhep te nxitojë me kapë një mundësi negocimi me Sali Berishën. Ambicie e pavend, e pafre e pandershme.

As demokratet as Shqipëria si ka me asnjë detyrim atij. Të gjithë ata që besojnë se kanë bërë gjënë e duhur duke mbajtur këtë qëndrim duhet të mendojnë për një drejtues, për një opozite të re dhe të shkëputen nga asgjëja pritëse e Lulzim Bashes.

Unë e di që Bardhi, Alibeaj apo Tabaku nuk janë në këtë hulli po me heshtje po krijojnë përshtypjen se po lejojnë një kthim të pavend veç për interesin e një individi e asgjë më shumë. Pasdite në shtëpi ndoqa “festen” e dytë të PD. Një ish bashkëpunëtor i deklaruar i sigurimit të shtetit doli dhe ju dha gajret demokratëve.

Aty ishte Berisha si tash 32 vjet padiskutim një lider i fortë që na ka dhënë emocione dhe zhgënjime. Por edhe një lider që e ka konsumuar kohen e tij. Të gjithë folësit kujdeseshin ti serviloseshin atij. Secili prej tyre ka kuptuar që ajo copë ndoshta më e madhe se tjetra është një pronë private e tij dhe familjes së tij.

Gjithmonë që kur jam shfaqur në piacen publike kam dashur të gjykohem për atë që them keq dhe mire po ashtu në PD! Në fakt në këtë parti gjykohesh sipas dëshirës së pronarit. Shan ai?! Shajnë të gjithë ndjekësit e tij. Levdon ai lëvdojnë të gjithë ata që i shkojnë pas për emocion apo interes. Kjo ndjesi me shkakton neveri. Në festen e dytë nuk mungon asnjë që ka përfituar, që nga hiçi ka marrë emër, që nga i varfër është bë i pasur, sigurisht edhe shumë demokratë e qytetar normal të cilëve Berisha ju ofron mirazhin e fitores.

Shoh aty Berishën gati 80 vjeç, të gjithë ata që e dinë si e çfarë i pëlqen atij, që me folklorin, korrupsionin apo servilizmin e tyre e bënë PD humbëse, të vogël e më keq e konsideruan veten si punonjës me meditje në një pronë. Ndonjë në hierarkinë e lartë mund të quhet edhe idiot me flatra. Tani që shkruaj po flet djali i një gjykatesi që ka denuar klerin me vdekje gjatë komunizmit. Turbullim i madh.

Të gjithë bashkë në atë sallë ne që nuk ndoqëm Sali Berishën për interes personal na quajnë të shitur, të blerë të Edi Rames. Paradoks i madh megjithëse si kam futur dorën ne xhep askujt as për kafe as për dreka as për ryshfete as për tendera, edhe pse s’kam askund vila e dyqane apo llogari bankare si shumica e atyre që ndjekin Doktorin e që vete ai i ka lejuar të jenë të tillë flasin për revolucion. Po ju tha Doktori qe jam i shitur e thonë pa përtim e me shpejtësi.

Komike po edhe tragjike duke pare kohen ku jetojmë. Gjëra të shëmtuara kanë ndodhur këto kohe. Sali Berisha goditet me grusht në një manifestim publik një gjë e ndyrë, e poshtër dhe destabiliuese bash ditën kur Europa ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri duke pranuar identitetin europian të shqiptarëve si kurrë më parë. Nuk ishte aspak e rastësishme.

Nuk ishte thjeshtë një i prishur mendsh që e beri nëse analizojmë dinamiken. Berisha dhe ndjekesit e tij thanë e bëri Edi Rama. Duke e njohur narcizmin e Kryeministrit në një ditë si ajo e samitit veshtirë të besohet se ai kishte interes për një gjë të tillë.

Duke pohuar ketë unë i bie përsëri të jemi i shitur tek Edi Rama po s’kam ç’ bej ende i kam të shenjta mendimet e mia. Por Rama duhet ti japë fund gjuhës degradues, fyese dhe konfliktnxitese me opozitën sepse shoqëria shqiptare po tendoset nga lufta politike nga, varfëria dhe korrupsioni, nga shpopullimi. Një Kryeministër që e do vendin e tij e kafshon gjuhen dhe i lidh zagaret.

Mundet, duhet. Po kaq këto ditë u shemb një biznes, hoteli “Prestige”. Një veprim mbresëlënës arrogance dhe imponimi, një gjest force që tregon se pushteti është mbi shtetin se media e lirë është nën presion të vazhdueshëm.

Një ditë ne do i paguajmë leket e hotel “Prestige” siç ja paguam pallatit të Lulzim Bashes pasi gjykata ndërkombëtare foli. Ato lek do dalin nga xhepat tanë. Po kjo nuk duhet të ndodhe më. Shteti duhet të monitorojë çdo ndërtim dhe jo çdo ndërtim të shndërrohet në mjet shantazhi.

Shqipëria sot ka nevojë për një Opozite të bashkuar, të re dhe jo për një bashkim njerëzish të plakur në politike, pasanike prej saj, të padurueshëm prej saj. Edi Rama në kulmin e fuqisë së tij nuk rrezohet me “revolucion” bolshevik, po me njerëz të rinj e ide konkurruese, me njerëz të ndershëm, të pakapur nga e kaluara, me modele morale, intelektuale e profesionale. Nuk ndodh kjo me persona që tek ambicia e pa fre e materializmit shohin persepektiven e se ardhmes.

Sali Berisha është histori politike dhe faktor politik me peshe elektorale ndonëse i anatemuar nga perëndimi. Gur i madh politik mbi shpinë ky. Lulzim Basha është po shumë shumë më më pak ! Të dy bashkë dhe të dy veç e veç nuk e bënë PD-në fituese. Por të dy nëse lënë mënjanë egoizmin personal, Berisha atë të madhin me dëm po kaq, Basha të voglin më dëm të madh dhe kontribuojnë që PD të bashkohet, me garë të të zgjedhe një lider të ri perbashkues, i japin këtij vendi një mundësi për ndryshim. Të dy janë e kaluara, njëri fituesve humbës, tjetri veç humbës.

Deklarata patetike e Bashes sot dhe fjalimi i ripërsëritur i Berishës frymëzojnë shumë pak vetëm njerëzit e dy sallave po jo përtej tyre. Si janë sot demokratet? Fiks si i don armiku. Këtë nderë jua bëri Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ata nese duan ndryshim e pushtet duhet ti tejkalojnë të dy. Nese nuk ndodh kjo 33 vjetori do të jetë dhe më i trishtë, Berisha më i plakur dhe Basha më i padurueshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 12/12/2022 11:07

    OK.90 % SAKTË: -PD me Sb & Lb nuk bëhet më duhen qëruar të dy.Momenti erdhi kur Luli me porosi të DASH përjashtoi non gratën nga deputet i PD.Duhej përjashtuar nga PD.Kjo nuk u bë për shkak të përçarjes së deputetëve që mbajtën anën e të korruptuarit të madh,Minuesit të Demokracisë,Shpërfillsit të drejtësisë që nga 92. -Nuk jan dakort për largimin e Lulit nga PD:1.Luli në 8 vite Kryetar ka bërë çka dashur Sb.Po të vepronte ndryshe do përfundonte si A.Hajdari,P.Arbnori,A.Broci,A.Spahia,G.Pashko,K Gjoka,S.Olldashi,etj. -Luli duhet të kishte dhënë dorheqjen në humbjen e zgjedhjeve 2017..por nuk deshi Sb.Bilrs Sb e lejoi të hiqte nga lista A.Patozin,Johan,Imamin,etj dhe e detyroi të fusi në listë për deputet K/partive fantazmë.F.Mediu shkoi 4 herë në zyrën e Sb në pallatin e Bashkim Ulaj oligarkut Tropojan. 2.Lb dha dorheqjen nga presioni deputetëve me vul të PD si puna juaj.Pasi pandehët se edhe Sb do bënte të njëjtën gjë. 3.Duke kën se SPAK nuk veproi por i kërkoj prova DASH njëlloi si Sb,Athere Sb u hodh në sulmë kundër të gjithëve dhe nuk largohet nga copa e PD që ka kapur për fyti me korrupsion galopant të përbashkët që nga 92. 4.PD nuk bashkohet kurrë me Sb.Edhe Sb e di këtë.Sb nuk bëhet kurrë KM i vëndit deri në vdekje,pasi ka kundër 85-90 % të popullit dhe Nd/Kombëtarët kundër. 5.E.Rama do jet KM derisa Sb,Im të ikin nga politika në REÇ kur SPAKA TË DALI NGA KOMA. 6.Ngjrja e 6 dhjetorit është SAJESË E TIPIT BABALE(Saliani dënuar dhe pa atrestuar). -G.Shehu pasi shkoi në xhami,u fut në SHQUP dhe u shoqërua deri te bulevardi.Aty e mbante një person i cili e futi midis kamerave dhe 10-12 bodigardëve që e shoqëronin me sy kur Ai 2 grushtet i mbante lart GATI PËR BOKS NË RING dhe asnjë nuk i mbajti dorën. -GSH e ka baban Antar të PD dhe familja e tij është mik me Sb,tezja e tij ka rritur fëmijt e Argitës. 7.Jam dakort me Ju: Edi Rama më mirë pranonte fatkeqsi në familje se sa sa të diktonte të tjerë për organizimin e një psikopati Dhunues në një ngjarje Madhore pas 110 viteve SHTET. 8.Nuk ka demokraci,Shqipëri me një DREJTËDI TË DEGJENERUAR QË NUK JËHET MË. 9.Ndonse Jam asnjanës,dëshiroja që në PD pas ikjes me turp të Sb të konguronin nga baza në qëndër:M.Bregu,A.Gjekmarkaj,B.Topi,Zef Brozi..! -Ju përshëndes nga Fieri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?