Flamur Noka u hedh miell gardistëve

Agron Gjekmarkaj: Kronikë mielli e rënkimesh

9 Shkurt, 14:54| Përditesimi: 9 Shkurt, 14:59

  • Share

Ah e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh, eh, oh degjoheshin piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit Dash Sula u shfaq monotonia mori arratinë. Mbi një seter mekatet e botes kishte renditur. Grykesinë, korrupsionin, koprracinë me pikellim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona holli, ndergjegjet dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në perkufizimin e vesit e shnderroi për të disaten herë në dashnor të eperm ndaj gjetjes dhe renkues kur e virtytshmja trembet nga paudhesia.

Me befasinë si Skenderbeu turqeninë u hoqi pinin socialisteve, këtyre hajdutëve të të drejtave tona.

Kur njeriu nuk mund të bëjë gjeste sublime gjëra të vogla gjithsesi duhet të kryej.

Faqe njerzisë po jap deshminë. Kur "eurot" si shi binin mbi ne syri ndizej e behej çakerr, imagjinata oqean siç do të thoshte Ditmari per të Babos zemer.

Ato binin të shumtë si flokë debore dhe ministrat ënderronin, erdhi e bekuara ditë që mos ti marrim më tinez po na i hedh Perendia nga havaja.

Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një perkundje të ëmbel, me sytë gjysem mbllur e gojen hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, saber, se janë fallco dhe jemi live.

Muçua me të vetet kishtë ardhë që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqeni të mazhorances.

Tao e kqyrte nga lart me mirnjohje. Ai nga poshtë me perultësi.

Në të dalë perkedheljeve e darovitjeve të Kryezevendes Liderit Muli ju pergjigj " të të vijë rënde, shiko shtepinë tënde" dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpesisë.

Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjales duke perkufizuar profumin e ri qe do perdorë mazhoranca në diten e kiametit.

Edhe pse hymë në beteje me shumë pak trupa une nuk u ngrita në lartesinë e detyres, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të semuret, pleqtë dhe femijet. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan.

Elisa leshonte namat e saj nga atje lart. Pergojuat petullat e mia, ja ky qe i hengri rri si qingj, ju të tjeret mos u ngopshi, jua bëri Zoti qejfin miell e vezë boll.

Ç'te shihnim Genc Gjonçaj ishte bërë si burrë debore, i bardhë deri në verbim. Deputetet e Babos ja kishin zili, secili mendonte sikur të ishim ne në vendin e tij, heroi i dites.

Nga larg degjohej zëri i Kryezevendes Liderit Muli i cili hepueshem i thoshte sot po të le me kaq të lyeva si qofte me miell, le të të hajë qeveria per drekë.

Kosta i Gramozit dhe Lindites u prek. Po unë ç'kam më pak apo ne akademiket nuk jemi kantidatë per deshmorë, unë disa herë e kam rrezikuar jeten per Babon siç me ka hije, nejse nuk dua të vdes i mbuluar me miell psheretiu por me jatagan. Ne guzhinë kerkonte një pirun per mesymje po aty i kishin hequr armet e ftohta.

Këtë meditim e nderpreu veza mbi makine e Taos që u perhap si reja berthamore. Por ai njeri i mire, nuk u ndie.

Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë Bora pyeti Anilen pse bëjnë keshtu keta kunder Babos sonë, iii sa të keqinj....! Anila i tha: Se ata nuk kanë pafajësi në sy si ti xhan, fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Mete ishtë bërë sa një grusht dhe mermeriste, ishallah nuk me kerkojnë ndonjë lek.

Gonxhe dukej më i gjerë se i gjatë. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bela u ngrit vrikthi. Ajo tha ju mund të digjni gjithçka kot e kini se atë që kerkoni e kemi në mendje e zemer. Damua tundi koken në shënjë miratimi duke mermeritur. Ata mund ti shkaterrojne karrigen por jo monumentet qe ka në shpirtrat tanë. Pranvera Resuli i tha ti je filozof! Damua pranoi me modesti. Etilda puliti qerpiket e gjatë dhe pyeti apo jetojmë në kohera epike? Po tha Toni, nuk është keq të mendojmë arken e Noas. Unë me delet nuk rri tha Çuçi se me japin alergji. Majko pranoi se rri kudo si partizanet. Mimi di Puccini ju kujtoji se ishin misionarë dhë në arkë hynë të perzgjedhurit. Po unë po unë vrapoi të interesohej Klodi. Ti tek gijotina i tha Shalsi aty ku pergjeshmeria është me e madhe. Kur te lodhesh ke Ermo qerrateshen per nderrim.

Mes kesi rropullishë ktheva kokën. Jorushi i Tabakeve si peshqesh na kishte lënë mungesen e vet të paberballueshme teksa nga Amerika na mesontë qysh bëhet zonjë Shqiperia me zërin e butë sherbet mbi bakllavanë e tharë. Dikush pyeti ku është Salianji? Lereni dreqin çe doni ai është pruresi i faktkeqsive sapo me mori në tel e me tha që Babo do ndryshojë perseri qeverinë i thashë një minsitri. Ujë ujë pak ujë lypi.

Babos i lamë afat deri me 20 Shkurt të mbathë opingat e të bëhet sikter. Unë kembengula per hir të kronikes ti lëme edhe dy tri ditë po Lideri në perspektive Gazi me vikati, tu thaftë goja që vë interesin e kronikes mbi atë të demokracisë! Në fund bëme bilancin me harxhet e Isuf Çeles bujar i lindur, duke debatuar rëndë me Mondin në duhet ta festonim fitoren e radhes me një kuvazir apo raki boboshtice siç e kerkon tradita. Diatrribes i dha fund toleranca e Kryezevendes Liderit. Ai tha secili çfarë ti lypë xhani dhe brrof ndeshem gotat.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber Shqiponja: 09/02/2024 16:29

    Ça ti thuash këtij që I ka ik truri.Secili përpiqet të bëjë detyrën e caktuar.Këti I është mbushur mendja se I vjen ndorjesh për të shkruar.Nuk e kuptojnë se estrada e ture nuk gajas më njeri.Thjesht ngjall neveri tek njerzit për këta që përpiqen ti mbushin menien publikut se çoç janë.Dhe publiku të ven kapelën siç e meriton.Po vijnë zgjedhjet e radhës e këta tipa jargavitur do thonë se I janë vjedhur votat.Por e vërteta është krejt ndryshe këta të pabura s'kanë asgjë të përbashkët me nocionin shtet.Ndërkaq do të vazhdojnë në parlament me çmedurinë e radhës.Të shohim pas miellit ku do shkojë logjika e tyre.Thjesht e vetëm se zdinë të bëjnë gjë tjetër.Elektorati pret se çzgjidhje do dali në horizont për problemet e tyre.Po zgjidhje ska.Halli I madh se i kanë ç'u Doktorin të këndojë jasinë nga kati i tetë.Siç po duket minarja e budallallëkut të doktorit qenka më e lartë se problemet e shqiptarëve që kjo pjesë e opozitës vazhdon estradën e radhës.Siç duket Agroni vazhdon të jetë pjesë e estradës herë para e herë prapa perdes siç ta kërkojë situata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?