Opinion

Agron Gjekmarkaj tregon për foton me 13 deputetët e PD: Strategji puniste për të gjetur ‘Nusretin’ te njerëz pa pushtet

6 Nëntor 2021, 23:48| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 23:49

  • Share

Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!!

Së pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, bileten, hotelin, buken me djathë, qepë, kripë e zemer sa mirënjohja do jetë e gjatë!

Trajnim cilesor, natyrë magjike, por edhe shëtitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli!

Tjetra as u merzitem e as u tronditem nga fotoja që një matrahul i ulur perballe nesh, na ka bërë në një bar në qënder të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohem paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska ! Ishim 13 veta.

Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerez që kanë punuar gjithe jeten pa i futur doren në xhep kurrë askujt por vetem në xhepin e vet!

Po ishim në tarracen e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjese e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë!

Per kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë!

Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia qe si kam nga tenderat apo nga influenca e Babes peshkatar!!

Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në koperative, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punes e cila mi ka plotesuar qejfet e mia të vogla megjithese në këtë rast edhe me maskë në fytyrë se pata të lehtë ta pi atë kafe.

E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëje Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më SPAK.

Gjithësej kam, një shpi 90 metra katrore me kredi per 25 vjet, mjaft larg qendres, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajne 12 mije dollare në Los Angelos apo Neë York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djerse. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi!

Ketu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe perpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerez pa asnjë pushtet dhe perfitim! Kjo është natyra dhe agjit -propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kunder SHBA dhe çdo gjëje perendimore në Shqiperi!

Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetaret, media tani disa i ka kunder, të lodhur e kryengrites nga perdorimi me të cilet hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth kembet por ka gjithmonë vullnetar!

Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbeshtetur Sali Berishen kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë pershtypje shpifjet që vijnë nga media afer tij !

Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që perputhen është nder etik e estetik ! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë.

Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kercenimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europes, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë perfitimet qę ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju pershendes nga Como me shumë dashuri!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 13-a numer ters: 08/11/2021 10:28

    Moooooooos! 13 deputet!? Do te na ikin per lesh!

    Përgjigju
  • Tosi: 07/11/2021 00:41

    Lum si ti, o Goni. E kape nje vend si deputet nga radhet e gjermanofillekut. Me ate shokun tend, Lleshin ca behet? Gjynaf, me gjerman se ai nuk behet njeri, e ka lene Rama udheve. Apo do marre tesren e amerikanofilit? Mire mire, u befte mire mediokrriteti.

    Përgjigju
    • Erzeni: 07/11/2021 15:36

      e ka fain rama''

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?