Qeveria 50 mln € për rimëkëmbjen e fasonerive! Ahmetaj: Për garancinë ne marrim përsipër interesin

13 Mars 2021, 14:01| Përditesimi: 13 Mars 2021, 14:26

  • Share

Qeveria ka hartuar paketën mbështetëse të dedikuar për sektorin fason, si një ndër kategoritë më të goditura nga pandemia COVID-19. Detajet janë zbuluar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë një vizite në dy fasoneri, ku tha se do të miratohet garancia sovrane 50 milionë euro.

“Fillon me atë që quhet amortizim i përshpejtuar për të ndihmuar rinovimin e teknologjisë, për t’ju çuar tre deri në katër vite me tatim-fitimi 0. Kemi vendosur edhe një instrument garancie prej 50 milionë eurosh, ku qeveria merr përsipër interesin, dhe garanton që kompanitë të mund të financohen nga bankat ndërkohë që në një kohë normale, do ta kishin të vështirë”, tha Ahmetaj.                     

Ndër të tjera ministri pohoi se tashmë është vendim që paga minimale do të jetë 40 mijë lekë, dhe për këtë fashë tatimi do të jetë zero. Nga ana tjetër qeveria merr përsipër edhe kostot e trajnimit të profesionistëve.

“Kemi marrë përsipër 100% të kostove të trajtimit të stilistëve, pra të specialistëve që ju ndihmojnë juve për të pasur një proces normal”, u shpreh Ahmetaj.

Kjo paketë e dedikuar për sektorin e manifakturës edhe më herët ka qenë e kërkuar nga vetë sipërmarrësit për shkak të dëmeve që ju shkaktoi pandemia. Por nga ana tjetër ministri nuk zbuloi se kur këto ndihma do të vihen plotësisht në funksion të bizneseve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?