Ahmetaj: Pjesë e Komitetit të Rindërtimit edhe donatorët ndërkombëtarë! Grantet për qytetarët në bazë të dëmtimit

28 Shkurt 2020, 11:16| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 12:03

  • Share

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se pjesë e Komitetit të Rindërtimit, do të jenë edhe donatorët ndërkombëtarë, duke përmendur SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia.

"I gjithë kuadri i prezantimit ka të bëjë me një nga parimet kryesore të rindërtimit, transparenca. Ky është parimi bazë i deklaratës së qëllimeve mes donatorëve dhe qeverisë shqiptare. Modelet janë rezultante e kujdesshme e një procedure teknike. Behët fjalë për rindërtim dhe më të mirë. Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonë jashtë Tirane, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca. Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim. Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi. Për 30 sekonda humbën 7.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Për njësitë individuale do të ketë vetëm 3 modele. Dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër këtij ligji. Fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 mld. Në fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm. Grantet do të koordinohen nga qeveria dhe struktura. KLSH, donatorët që kanë mundësi të auditojnë gjithë programin dhe rregullat  financiare  që monitorohen nga KE. Edhe në një moment të vështirë si ky nuk e rrisim borxhin publik. Komisioni Shtetëror i Rindërtimit do të zgjerohet me praninë e donatorëve si SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia që do të jenë anëtarë të përhershëm të Komisionit. Instrumenti financiar është fondi i rindërtimit", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Rama: Rindërtimi do të nisë në familjet me më pak të ardhura! Brenda vitit hapim mijëra banesa (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?