Prej pak javësh në Fier ndodhën dy ngjarje domethënëse: një qytetar (ish polic pyjor) reagoi me kurajo për të bllokuar hajdutë, edhe pse për fat të keq mbeti i vrarë. Por falë veprimit të tij heroik hajdutët pak më vonë u kapën. Pardje, po në Fier, një patrullë policie reagoi kundër disa hajdutëve të tjerë duke vrarë njërin e duke arrestuar bashkëpunëtorët e tij. Në të dy rastet Shteti bashkë me qytetarët e tij të ndershëm u bashkua me kurajo kundër krimit. Deri pak kohë më parë ishim mësuar të tregonim vetëm histori qytetarësh indiferentë apo policësh të korruptuar. Tani diçka po ndryshon dhe ky është një sinjal shprese që duhet marrë në konsideratë...
Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë