Sport

‘Air Albania’ pa drita dhe ‘VAR’ jashtë funksionit, dy episode të çuditshme në pjesën e parë mes Partizanit dhe Kukësit

17 Tetor 2021, 17:51| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 17:52

  • Share

Dy episode shumë të veçanta kanë ndodhur në pjesën e parë mes Partizanit dhe Kukësit, ndeshjes së javës së 5 të Superligës që po zhvillohet në Air Albania.

Pak çaste pas fillimit të ndeshjes arbitri ndali lojën dhe kërkoi dy kapitenët, të cilët i njoftoi se ky takim do zhvillohet pa sistemin ‘VAR’. Nuk dihet ende arsye përse doli jashtë funskionit, por risia e madhe e këtij sezoni nuk duket edhe aq e madhe.

Ky nuk ishte episodi i vetëm i pazakontë. Kjo pasi në minutën e 31 ndeshja u ndërpre për shkak të shkëputjes së energjisë. Edhe në ‘Air Albania’ ikin dritat. Gjithsesi për 2-3 minuta ndeshja rinisi sërish dhe pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?