Lulzim Basha

Ajazi: Një kryetar opozite pa mandat

14 Janar 2020, 18:44| Përditesimi: 14 Janar 2020, 18:45

  • Share

Lulzim Basha është një kryetar opozite i pamandatuar, por kjo ndoshta vlen edhe për postin e tij të kryetarit të PD. Kjo për faktin sepse, ai nuk është zgjedhur kurrë edhe si kryetar partie, nga shumica e votuesve, anëtarësisë dhe militantëve të PD. Mjafton të kujtojmë dy herët e shkuara, dhe do të bindemi se aktualisht ai është kryetar partie, nga vetëm votat e atyre që mban rreth vehtes, dhe vota e Doktorit. Por sikur të bënim një votim të hapur ose të mbyllur sot, ndoshta edhe vetë Doktori nuk do të votonte më për Lulzimin e tij.

Por duke u kthyer tek ajo që ai e quan shpesh “opozita e bashkuar”, dhe vetshpallja e tij si “kryetar” i saj, duhet patjetër të kujtojmë se, jo të gjithë aleatët e tij “besnikë” kanë qenë dhe janë edhe sot dakort, për Lulzimin kryeopozitar. Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit, jo vetëm ka humbur dhe nuk ka fituar, por ajo është firuar me mbi 240 mijë vota, duke e renditur atë në peshoren elektorale të Partisë Republikane, Agrare, PDIU, dhe LSI, të cilat thuajse kanë afërsisht një numër të përafërt mbështetësish me partinë e Lulzim Bashës.

Periudha 6-vjeçare në opozitë, e cila ka gjasa të zgjatet shumë e shumë në vite, e vuri partinë e demokratikasve në vështirësi të mëdha, dhe kjo padyshim i faturohet piksëpari kryetarit Basha. Ndjekja korrekte e urdhërave dhe udhëzimeve të Doktorit, mungesa e aftësive grupformuese brënda partisë, mungesa e emrave dhe elitës intelektuale, përjashtimi me dhunë i çdo zëri ndryshe, ishin dhe mbeten faktorët kryesorë që e denigruan PD.

Por pavarsisht dështimeve, Lulzim Basha ka arritur të mbledhë rrethe vehtes çdo javë “aleatët”, t’u tregojë atyre “si bëhet politika e madhe, dhe si rrëzohet Rama”, dhe pastaj ti rreshtojë ata në shkallët e SHQUP-it, nga ku jep deklarata mediatike. Ai madje arrin deri aty, sa përzgjedh mes aleatëve edhe emrat se kush do të jetë në tryezën e Reformës së re Zgjedhore, të cilën sipas tij “po e saboton vetëm Rama”.

Pra, një kryetar i pamandatuar opozite, (dhe me mandat të kontestuar si kryetar partie) i emëruar si i tillë vetëm nga Doktori, arrin tu imponohet 5-6 burrave dhe një gruaje, madje u bën edhe rreshtore në SHQUP, edhe pse realisht ata janë të barabartë me atë. Rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore, dhe pranimi pa kushte i të dërguarve të tij, për t’u ulur me Damian Gjiknurin, shpresojmë të jetë një veprim i sinqertë dhe hapi i duhur i kryetarit të ish-opozitaristëve të vjetër.

Duke kërkuar “shpejtimin e Reformës Zgjedhore nga Rama, miratimin gjithpërfshirës të saj nga partitë politike”, Lulzim Basha po mundohet të krijojë mjegullnajën e duhur për të justifikuar në të ardhmen, një tërheqje pa shkak të negociatorëve të tij. Faktet kanë treguar se kryetari demokratiksave, ka qenë gjithmonë pengues dhe sabotues i proceseve “gjithpërfshirëse” ku mjafton të kujtojmë reformën në drejtësi.

Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm edhe vetë, se nuk mund të bjerë dakort me shumicën parlamentare për gjithçka, dhe kjo për faktin e thjeshtë, pas tij është Doktori. Ai është i “dënuar” përjetësisht, të mos jetë lideri, por thjesht një kryetar i emëruar partie dhe opozite.

Përsa i përket uljes në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin, mbetet të shohim buzëqeshjen e rradhës të kryetarit Basha, pas “triumfit” me sukses të revolucionit popullor.

Komento

Komente

  • Depozita: 14/01/2020 22:35

    Kryetar opozite apo depozite eshte Lulush hollandezi.

    Përgjigju
  • Opodhitari: 14/01/2020 18:48

    Rrofte Nard Noka largpamesi vizionari...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?