Ende pa u tharë boja e betimit të prokurorëve të posaçëm të SPAK në Presidencë, nga frëngjitë e SHQUP-it, nisën ti sulen me të gjithë arsenalin e shpifjeve dhe mashtrimit, emrave të veçantë, të atyre që u përzgjodhën ndër më të mirët nga organet e specializuara, por dhe amerikanët dhe europianët.
I janë sulur “foshnjes” dhe duan ta mbysin, i janë sulur një krijese të pastër dhe qelibare dhe duan ta bëjnë pis, duan ta bëjnë me baltë, duan ta diskreditojnë, pasi e ndjejnë se po afron ora e llogaridhënies. U sulën mbi kreun e SPAK, të sapozgjedhurin Kraja, i hapën “dosjet” e bodrumeve të SHQUP-it, u sulën edhe mbi prokurorin Dumani, dhe ç’nuk i nxorrën, dhe kjo vetëm 24 orë pas betimit dhe angazhimit të tyre për detyrën e re. SPAK-u, mbetet e vetmja shpresë e madhe për shqiptarët, për ti nxjerrë “ujin e zi” dosjeve të fshehura, dosjeve të mbyllura, dosjeve të shitura dhe të blera të politikës së korruptuar dhe vrastare, dosjeve të atyre që janë trembur dhe po thurrin skenare ogurzeza, edhe për drejtësinë e re.
SPAK-u mbetet struktura më solide e një drejtësie të re, e cila ka jo vetëm mbështetjen e shqiptarëve, por edhe të gjithë faktorit ndërkombëtar. Të ngujuar në bodrume, të tremburit e përjetshëm në SHQUP, kanë vendosur të bëjnë përpëlitjen e fundit, duke sjellë “akuza” nga më banalet për ata që realisht falë aftësive të tyre profesionale, e morën “OK” nga SHBA, dhe nga 1 Janari 2020, janë në llogoren e detyrës. Ata që nga dje nisën të akuzojnë dhe përgojojnë Krajën dhe Dumanin, kanë afro 30 vjet që përbaltin çdo strukturë dhe emër të sistemit të drejtësisë, kanë afro 30 vjet që me hir apo me pahir, kanë kompromentuar prokurorë e gjyqtarë, duke i kthyer në “viktima” të Vetting-ut.
U sulën edhe mbi SPAK-un dhe kjo në fakt dukej si e pabesueshme, por nga bodrumet e SHQUP-it, ç’nuk pret. Ata që ditën e betimit, “uruan punë të mbarë prokurorëve të posaçëm”, tanimë u janë sulur atyre, duke u nxjerrë “fakte” nga dhomat dhe paradhomat e shefave të ish-opozitës së vjetër. Sulmi dhe përbaltja edhe ndaj Krajës dhe Dumanit, natyrisht ka synimin tjetër, duke paralajmëruar hapur ata se “kujdes me emrat e veçantë të SHQUP-it”, kujdes se “po u kruajtët me ne, ju nxjerrim dosjet”.
Kjo llogjikë mjerane, askund tjetër nuk gjendet veçse tek PD-ja e Lulzimit, Ervinit, Gazmendit, dhe e brezit të “drejtpeshimit” të një drejtësie të kalbur, të cilën Vetting-u e flaku për të mos u kthyer më kurrë. Duke i bërë “llogaritë” gabim edhe me SPAK, në SHQUP kanë menduar se “mund t’ja dalim edhe me këta, si me plepaxhinjtë”, dhe llogari të tilla padyshim i bëjnë ata, që vijnë dhe janë akoma në PD, qysh nga koha e diktaturës. SPAK-un, nuk mund ta trembin “dosjet dhe faktet” e dala nga kasafortat e Gazit dhe Lulzimit, dhe as nga dhomat e montazhierit të dënuar Salianji.
Iku koha kur njerëzit e drejtësisë i “tridhnit” duke u përmendur gjyqet dhe vendimet e kohës së komunizmit, apo dhe “pseudonimet” që mbajtët për 30 vjet në kasaforta prej hekuri, ka ardhur në “jetë” drejtësia amerikane o shqupistë, mblidhni mëndjen.
SHQYPI i ka zyrat buze Lanes ndaj qelb ere nevojtore
Përgjigju