Ajazi: Shqipëria mbi të gjitha, o delenxhinj

13 Qershor 2019, 20:58| Përditesimi: 13 Qershor 2019, 20:59

  • Share

Prej muajsh dhe veçanarisht prej disa ditësh (madje pas 8 qershorit) qarqe të rrezikshme që nuk është e tepërt ti them se janë antishqiptare, po ekzaltohen, po ulurasin, po u bien tambureve duke lajmëruar se “nuk hapen negociatat për Shqipërinë”. Individë të molepsur pas korrupsionit, të kamur me milionat e shqiptarëve, individë të lidhur prej 30 vitesh me qarqet më antishqiptare që ka patur ndonjëherë ky vend, individë të ardhur nga askushi dhe të futur qëllimisht në politikë për të sjellë trazira kur u rrezikohet pushteti dhe që nuk kanë asnjë lidhe me lirinë dhe demokracinë, individë që vegjetojnë vrullshëm dhe kënaqen gjithmonë kur rrezikohet kushtetueshmëria e këtij vendi, po pergatiten të sjellin sërish trazira.

Po pergatitin të futin shqiptarët në konflikt mes njëri-tjetrit, po gatuajnë në kuzhinat e florinjta, skenarin e zi për të shpëtuar nga ndëshkimi i drejtësisë. Po pergatitin të ndezin flakët e 1997, ata që rrahën politikanë , deputetë, dhe militantë të kundërshtarit politik, po pergatitin të ndjellin luftë mes shqiptarësh ata që janë sot më të akuzuarit, më të denoncuarit dhe më të pasurit në Ballkan dhe Europën e bashkuar demokratike.

Shqipëria mbi të gjitha o delenxhinj, o maskarenj, o të pa fe, o të pabesë, o të pacipë, o vulgarë, dhe jo pushteti dhe pasuria juaj e ndyrë, e cila mban erë 1 orë larg. Si mund të jenë akoma dhe sot e kësaj dite në Shqipëri, faktorë imponues një takëm i tillë njerëzish, një grupim i tillë mëkatarësh që fatkeqisht kanë ozurpuar një pjesë të politikës së vjetër konfliktuale. Shqipëria mbi të gjitha o barbarë, o faqezinj, o haxhiqamilistë, o kriptokomunistë, dhe jo pushteti juaj, jo postet dhe karriget tuaja, jo pasuria juaj e vënë duke vjedhur dhe grabitur pronat, paratë dhe pasuritë e këtij vendi.

Shqipëria mbi të gjitha o delenxhinj, o të paskrupuj, o ju që doni ta lini Shqipërinë pa zgjedhje, pa votime, pa pushtet vendor dhe qëndror, o ju që doni ta lini këtë vend në fund të rreshtit, o ju që doni ta lini këtë vend të zhytur në krim, korrupsion, trafiqe dhe kaos institucional dhe social. Shqipëria mbi të gjitha o vasalë të qarqeve më antishqiptare të këtij vendi, o njerëzit më delirantë dhe më diletantë, që ka patur në 100 e ca vjet politika e këtij vendi.

Ju që merreni gjithë ditën me gjoja “diktatorin”, me “djemtë e Bllokut” apo me “bijtë e baballarëve”, nuk u vini tek maja e thëmbrës, atyre që qeverisën deri në 1991 për babëzinë dhe makutërinë, për dëmet që i keni sjellë Shqipërisë për sa vjet keni qenë në pushtet, dhe fatkeqsisht jeni akoma në politikë. Shqipëria mbi të gjitha, dhe jo postet dhe politika juaj djallëzore, Shqipëria mbi të gjitha dhe jo skenarët tuaj të zinj, që po ndjellin çdo ditë trazira, luftë, viktima, shkatërrime.

Shqipëria mbi të gjitha o delenxhinj, për interesin e shqiptarëve, për interesin e brezave që po rriten dhe do të vijnë, për të çimentuar në këtë vend shtetin ligjor dhe jo anarkinë, për të vendosur përfundimisht një drejtësi të pavarur dhe jo të kapur pas qerres së politikës, për të vajtur në votime 1 herë në 4 vjet, të qetë, të lirë, për të zgjedhur më të mirët e qeverisjes vendore dhe qëndrore. Jeni bërë bashkë kokë më kokë, duke menduar dhe shpresuar se ky vend do të ndizet flakë si në 1997, duke harruar se koha juaj ka mbaruar, duke harruar se ju nuk jeni më faktor për asgjë, duke harruar se ju nuk përfaqësoni më “sovranin”, por thjesht jeni zhgënjimi, harresa, e shkuara dhe trishtimi./ tema

Komento

Komente

  • Hinglateri: 15/06/2019 16:48

    Vecoj Nard Noken eshte figura e shquar e Shqiperise gjynah rralle vijne figura te tilla si magjar Nard Nokia

    Përgjigju
  • Koli: 14/06/2019 10:28

    Delenxhinje dhe batakxhinje. Burgun pak e kane.

    Përgjigju
  • The Outsider: 13/06/2019 21:24

    Z.Ajazi është kënaqësi t'ju lexojmë. Ju me shkrimin tuaj u jepni zë tē gjithë atyre shqiptarëve anembanë të cilët nuk identifikohen me këtë pseudo-politikë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?