Ilir Meta

Ajazi: Tronditjet e Ilir Metës

20 Dhjetor 2019, 18:05| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 18:06

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të njeriut”, nga ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër. E veçanta ishte fakti se zoti Meta dukej më shumë i tronditur se kurrë, më i nevrikosur se kurrë, dhe dukej sikur kishte ruajtur rastin të shprehte me tone provokuese “mendimin e tij të lirë” ndaj paketës së miratuar në Parlament për “Antishpifjen”. Pasi ka folur dhe ka thumbuar gjatë gjithë fjalimit të tij qeverisjen dhe kryeministrin Rama, dukej se zoti Meta ishte vetëm fizikisht në atë sallë.

E ndërsa ai fliste mbi “keqardhjen ndaj largimit të shqiptarëve” a thua se ky fenomen lindi dje, Monika fliste nga një tjetër dritare mediatike, duke dhënë “ide dhe mendime” mbi minishengenin. Duet më të gjetur se çifti Meta-Kryemadhi, nuk mund të gjesh, ku njëri flet mbi “fjalën e lirë, mbi “paketën antishpifje” dhe paranjofton se “do ta shohë me shumë vëmëndje atë pastaj do të vendosë”, dhe tjetra vlerëson minishengenin, dhe kërkon që “takimi në Tiranë të mos mbahet pa Kosovën”.

O Zot, a thua se janë koka të mëdha të një politike botërore, ata që e bënë lëmsh politikën në vendin e tyre, a thua se janë shpëtimtarët e fateve të kombit, ata që në momentet më delikate kur tentohej të digjej Tirana, nxisnin turmat e dala nga SHQUP-i me molotovë drejt institucioneve. Por një tjetër e veçantë që u konstatua tek zoti Meta në takimin e djeshëm, ishte tronditja e tij e brëndshme. Nuk dihet përse, por pas takimit me Salianjin në Presidencë (dhe betimit të prokurorëve të SPAK) zoti Meta ndoshta nuk është ndjerë mirë.

Ndoshta kjo ka ardhur pasi ish-deputeti i PD, ka shfaqur dukshëm rrezikun që i kanoset, pas vendimit të gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg. Ndoshta sapo është përmendur kjo, zoti Meta ka ndjerë se diçka nuk shkon, se diçka duhet bërë për të shpëtuar ushtarin Ervin dhe ata që mund të vijnë pas tij. Madje thonë se edhe deklaratën e dhënë me tone zemëruese mbi paketën “Antishpifje” me paralajmërimin se “do ta shikoj me vëmëndje” e ka bërë i yshtur nga dënimi Ervinit. Por zoti Meta nuk mund të fshehë tronditjet e tij, edhe pse duket sikur mezi pret fundjavën për të ngjitur ndonjë majë mali, apo për të shijuar ndonjë ndeshje me top në bregdet.

Tronditjet e Metës tanimë i dinë gjithë shqiptarët, i kanë provuar dhe shijuar, mjafton të përmendim “tronditjen” e tij të madhe tek shihte turmat e Lulzimit dhe Monikës ti drejtoheshin Parlamentit me kapsolla dhe molotovë, gjë e cila e shtyu të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve, apo “tronditja” tjetër e tij që lidhej me “zgjedhjet me një kandidat”, apo dhe “tronditja e madhe” që lidhej me shtyrjen e datës për hapjen e negociatave. Tronditja duket se është bërë tanimë kronike tek zoti Meta, dhe e vetmja mënyrë “effcace” për ta lehtësuar janë udhëtimet, në mal, fushë, liqen, det, lumenj, etj.

Por tronditjet kanë patur edhe efektin tjetër tek ai, pasi e kanë detyruar të marrë vendime “të mëdha”, si dekretimi i datës 13 Tetor si datë e zgjedhjeve lokale, (zgjedhje që nuk u bënë kurrë) apo dhe dekretimi pa asnjë vonesë e Arben Ahmetajt si ministër i Rindërtimit. Thonë se edhe tërmeti 26 Nëntorit, e “tronditi” shumë zotin Meta, aq sa Monika deklaroi nga ekranet e paçensuruara se “vila jonë në Gjirin e Lalëzit është e hapur për të pastrehët”. Dhe në fakt kaq shumë “tronditje” nuk bëjnë mirë as për shëndetin e kreut të shtetit, dhe as për vijueshmërinë e detyrës, ndaj lind nevoja që komisioni hetimor të ngutet ca, dhe të mos zvarrisë me muaj vendimin mbi shkarkimin ose jo, të zotit Meta.

Komento

Komente

  • I tej: 22/12/2019 14:37

    Meta i ka mbush poruret qelb ere m...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?