Lulzim Basha

Ajazi: Votomëni mua, dhe nuk do të paguani më taksa

19 Nëntor 2019, 16:38| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 16:39

  • Share

Kryetari demokratëve qëndrestarë të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur turin e tij në katundet e vendit, me parrullën e njohur të propogandës së partisë tij në vitet 2005-2013 “më votoni mua, dhe nuk do të paguani taksa”. Kudo ka vajtur Lulzim Basha, këdo ka takuar nga Bilishti në Blinisht, dhe nga Divjaka në Lezhë, ka preferuar të dëgjojë më shumë “fermerë” dhe më pak “biznesmenë” duke u shpalosur atyre një prej “pikave të forta” të programit të pashpallur të PD që është “ulja drastike e taksave dhe deri heqja e tyre”.

Tek e dëgjon kreun e PD në fushatën e tij në katundet e vendit, që flet për nxitjen e informalitetit në këmbim të votës, mëndja të shkon tek KOP-i, struktura më informale e ngritur ndonjëherë në ndonjë parti politike në Shqipëri dhe jo vetëm. Duke i joshur fermerët (të paktën kështu deklarojnë se janë ata që flasin para tij) me “heqje taksash, me investime dhe kredi me zero interes” apo edhe me “100 milion euro në vit nga qeveria ime për ju” duket se Lulzim Basha po ngatërron jo vetëm vehten e tij me llogari të tilla, por edhe gjithë dynjanë.

Të mbledhur buzë ndonjë sere me domate, apo pranë ndonjë ferme moderne, “fermerët” e Lulzimit shpesh habiten dhe shprehin mëdyshjen e tyre, për nismën më të fundit të kryetarit të PD lidhur me “uljen drastike dhe heqjen e taksave sapo të vijmë në pushtet”. Kjo për faktin se atyre u duket e largët shumë dita, kur PD e sotme mund të vijë në pushtet, për 1001 arsye. Mes atyre që Lulzimi ka ftuar në takimet e tij në katundet e vendit, ka shumë që merren me aktivitete të ndryshme private, që kanë lokale, linja prodhimi, etj.

Kaq mjafton që kryetari PD të nisë nga pyetjet “sa të vjen fatura e energjisë, po e ujit, sa të vinte në kohën kur qeverisnin ne, e shikon kjo është qeverisja e Ramës”. Por më gallatë është kur Lulzimi mëson nga vetë protagonistët e takimeve se “deri në 2013 ne nuk paguanim energjinë dhe ujin”, dhe pas kësaj biseda merr tjetër rrugë, duke i dhënë shkas kryetarit të PD të premtojë “si burrat, uljen drastike të taksave, deri heqjen e tyre, dhe kjo pas marrjes së pushtetit”.

Pra kemi një kryetar partie, që dikur kishte pushtet, që dikur e zhgënjeu popullin me propogandën e tij mashtruese, që dikur u përfol për qeverisjen korruptive 8-vjeçare dhe pastaj largimin me votën e 1 milion shqiptarëve, që ka nisur rrugëtimin katundeve të Shqipërisë, duke premtuar sërish rikthimin e informalitetit.

Duke synuar t’i prishë mëndjen shqiptarëve me profka të tilla si “ulja dhe zerimi taksave” ndoshta Lulzim Basha ka harruar se në këtë vend prej 6 vitesh funksionon shteti ligjor, se në këtë vend prej 6 vitesh paguhen rregullisht energjia, uji i pijshëm, taksat dhe tatimet e çdo biznesi, se në këtë vend prej 6 vitesh nuk ndërtohet më asgjë pa leje në tokë me pronar, se në këtë vend prej 6 vitesh nuk mund të punosh dhe jetosh në të zezë, etj, etj.

Ndaj “ulja drastike e taksave apo dhe heqja e tyre” mbeten premtime të vjetra, ndoshta sa mosha e Doktorit, ndaj Lulzimin nuk e besojnë më as fermerët e katundeve, edhe pse bëjnë sikur “qajnë” hallet me hallexhiun e pushtetit. Nuk merret vota e shqiptarëve, duke u premtuar rikthimin e informalitetit, por duke u treguar atyre rrugë të reja zhvillimi përmes zbatimit të ligjit, dhe jo shkeljes së tij.

Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 19/11/2019 21:35

    Po qe ky te mbushur e kemi. Ky na mbush trastat,me kete do ham me lug floriri. Cjan keta debila poltikan flasin sikur vijn nga hena dhe shqiptaret sikur Jan nga ato fiset e sapo zbuluara ne xhunglen e amazones. Keta qen politkanesh Jan kriminela e hajduter me cizme qe vendin e kane vetem pas hekurave.

    Përgjigju
  • Ah Lule: 19/11/2019 18:19

    Ti je Sudja e Shqiperise

    Përgjigju
  • Otej: 19/11/2019 18:12

    O Lul edhe ky temi nuk do paguaj takse?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?